PDSH: Shqiptarët të kenë kreun e Parlamentit
Tetovë -Partia Demokratike Shqiptare po harton marrëveshjen e re, e quajtur ndryshe si një marrëveshje midis shqiptarëve dhe maqedonasëve. Dokumenti në fjalë bën me dije, se kryetari i Parlamentit të Maqedonisë do të jetë shqiptar dhe koalicioni qeveritar do të bëhet mes asaj partie shqiptare që fiton legjitimitetin e votuesve shqiptarë dhe partisë maqedonase fituese e zgjedhjeve. "Reforma në ndarjen e pushtetit mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo do të thotë se do të ketë reformë në vet strukturën e qeverisë, gjegjësisht reforma në ligjin për qeverinë dhe vendin e shqiptarëve në atë qeveri, vertikalisht dhe horizontalisht.
Kryetari i shtetit do të jetë ai që do të fitojë shumicën, por atëher kur trupi votues i shqiptarëve do të ketë peshën e numrit të real të votuesve mes shqiptarëve. Tash nuk ka qenë kështu", deklaroi analisti, Njazi Muhamedi. Kjo marrëveshje parasheh përparimin e marrëdhënieve ndëretnike, por edhe do ti mbrojë partitë shqiptare nga klonimi të cilin vazhdimisht ia bëjnë liderët e partive maqedonase.