E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban i tërheq vërejtjen Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka paralajmëruar presidentin iranian, Mahmud Ahmedinejad, për rreziqet e "retorikës provokuese".

Ban u takua me Ahmedinejadin në New York, përpara mbledhjes vjetore të kësaj jave të udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Paralajmërimet e Banit vijnë pas deklaratës së Amir Ali Hajizadeh, një gjeneral brigade në Gardën Revolucionare Islamike, se Irani mund të fillojë një sulm parandalues ndaj Izraelit, nëse sigurohet se shteti hebre po përgatitet për sulm ndaj Iranit.

Ban i tha gjithashtu Ahmedinejadit se Irani duhet të bëjë ç'është e mundur, për të siguruar komunitetin ndërkombëtar se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

Irani mohon akuzat perëndimore se fshehtas po zhvillon armë bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›