AAK: Qeveria indiferente ndaj mërgimtarëve

AAK-ja ka reaguar ndaj ndërprerjes së marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore midis Zvicrës dhe Kosovës.
Zyrtarët e kësaj partie kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila ishte e paralajmëruar në janar nga shteti zviceran, se do ta ndërpres marrëveshjen mbi sigurimet shoqërore dhe për këtë nuk është ndërmarrë asgjë.
Kjo qeveri nuk po interesohet aspak për mërgimtarët, të cilëve nga 1 prilli u janë ndërprerë sigurimet shoqërore, ka deklaruar anëtari i kryesisë Jahja Lluka.
Ndërsa anëtarja e Kryesisë, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se qeveria lëre që nuk përshpejtoi kompletimin e legjislacionit si parakusht për nënshkrimin e marrëveshjes, sikurse bëri Kroacia pas shkëputjes nga ish-Jugosllavia, por ajo injoroi për muaj të tërë paralajmërimin për shkëputjen e kësaj marrëveshje.
Sipas zyrtarëve të AAK-së 170 mijë kosovarë që punojnë në Zvicër si dhe familjarët e tyre në Kosovë do të dëmtohen rënd nga kjo neglizhencë e institucioneve vendëse, ka raportuar KTV-ja, i cili konsiderohet si medium i afërt me këtë parti opozitare.