E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban kërkon zgjidhjen e konfliktit në Qipro

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, kërkon zgjidhjen e konfliktit për Qipron, ishullin e ndarë në dy zona, atë turke dhe greke.

Ai vuri në dukje se ka "përparim të rëndësishëm" në negociatat dypalëshe për zgjidhjen e problemit të Qipros.

Moon ka inkurajuar liderët respektivë t'i vazhdojnë bisedimet, duke theksuar se tani ekziston një mundësi unike për t'i çuar përpara bisedimet, me objektiv arritjen e zgjidhjes brenda këtij viti.

Një muaj pas fitores së liderit nacionalist, Dervish Eroglu në zgjedhjet e pjesës veriore të ishullit të Qipros, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon i ka inkurajuar të dyja palët që t'i vazhdojnë negociatat në pikën ku ato ndaluan për shkak të zgjedhjeve.

Në raportin gjashtëmujor për problemin e Qipros, që u publikua këtë javë, Ban vëren se është shënuar përparim i rëndësishëm në negociatat e mbështetura nga OKB dhe theksoi se posaçërisht raundet intensive të negociatave në muajt e parë të këtij viti, kanë krijuar ndjesi të përforcuar për arritjen e një zgjidhjeje jetësore.

Tani ekziston një mundësi unike për një shtyrje vendimtare përpara të negociatave, nënvizoi Ban në raportin e vet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›