E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë motori i ri i ekonomisë

Mund të cilësohen pa frikë si fuqia më e madhe blerëse. Kur bëhet fjalë për të vendosur dorën në portofol, komandojnë gjithmonë e më shumë ato, gratë.

Orientojnë dhe vendosin pjesën më të madhe të konsumit global, dhe për më tepër tendenca është gjithmonë e më shumë në rritje.

Revolucioni i ri femëror do të jetë te paratë, madje ka edhe një emër: “Womeneconomics”. “Si dhe pse gratë janë motori i ekonomisë”, është teza e mbështetur me forcë në librin me të njëjtin titull të biznesmenes Avivah Wittenberg-Cox.

Në pesë vitet e ardhshme, do të jenë 200 milionë punëtore të reja gra që së bashku do të fitojnë rreth 5 miliardë dollarë në shkallë globale.

Në të njëjtën kohë, gratë që kanë një punë të mirë po u afrohen nivelit të pagesave me atë të meshkujve, madje mund të bëjnë edhe karrierë dhe të ecin më lart se ata. Rezultati?

Brenda vitit 2015, fitimet e forcës punëtore femërore do të arrijnë një shifër të barabartë me 30 mijë miliardë dollarë.

“Rritja e konsumit femëror përfaqëson një mundësi ekonomike më të madhe sesa zhvillimi i tregjeve të Kinës dhe Indisë të marra së bashku”, shpjegojnë Michael Silvestrein dhe Kate Sayre, autor të një raporti të “Boston Consultin Group” me titullin “Woman want more”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›