E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia kundër armëve bërthamore

Kryeministri i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, shprehu kundërshtimin e vendit të tij për përhapjen e armëve bërthamore në rajon dhe theksoi nevojën e vazhdimit të përpjekjeve diplomatike për programin bërthamor të Iranit.

Kryeministri turk i dha informacione rreth marrëveshjes Turqi-Brazil-Iran me anë të një letre drejtuar liderëve të 26 vendeve, anëtare të përhershme dhe të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe shtete fqinje dhe të afërta me Turqinë.

"Turqia i kundërshton në parim armët bërthamore dhe kërkon që rajoni i saj të jetë i pastruar nga këto armë", konfirmoi Erdogan në letrën e tij, duke shtuar se rruga diplomatike është gjithmonë rruga më e mirë për zgjidhjen e çështjeve bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›