Ban ki- Moon konfimron mbështetjen e dialogut

Sekretari i Përgjithshëm, Ban ki -Moon i ka dhënë edhe njëherë mbështetje dialogut që po zhvillohet në Bruksel, duke theksuar se për ecurinë e tij kishte biseduar edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Katherine Ashton.
Këtë e ka thënë gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Ban përmendi edhe takimin që kishte zhvilluar me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq dhe theksoi se për vendime të rëndësishme udhëheqësit duhet të marrin edhe vendime që nuk janë shumë popullore.
Ai kërkoi që faza e mbetur e negociatave të zhvillohet me kurajo për një kompromis dhe përkushtim kah një stabilitet i qëndrueshëm në rajon. Sekretari nënvizoi se duhet të ketë
një veprim dhe kujdes të koordinuar në mënyrë që çështjet e vështira të zgjidhen me vullnet të mirë dhe të shmangen tensionet.
Kryeministri Thaçi e njoftoi sekretarin e organizatës botërore me procesin e deritashëm të dialogut prej shtatë raundësh për të nënvizuar se Qeveria e Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për krijimin e një klime sa më të mirë ndërfqinjësore midis dy vendeve si
dhe ka përsëritur zotimin për integrimin e të gjithë banorëve të Kosovës në institucionet e vendit./Indeksonline/