E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banaliteti i diktatorëve Hitler, Stalin dhe Bashar Al-Assad

22-03-2012 / Nga Tom Chivers “The Telegraph”

Në prill te vitit 1945, Adolf Hitleri, i mbyllur me bashkëpunëtoret e tij në një bunker dhe me te dhënat se kufoma e Benito Musolinit po varej ne një shtyllë ne rrugët e Italisë, disa qindra kilometra larg, u shqetësua vetëm nga vdekja e qenit të tij. Ky prototip i së keqes, një horri ndër me të përsosurit qe historia njerëzore mund të ofrojë, u bë tërësisht i pangushëllueshëm; njeriu i cili vrau gjashtë milion çifutë dhe përuli tre kontinente, me sa duket, posedonte disa ndjenja njerëzore edhe pse ne ketë rast këto ndjenja u drejtoheshin kafshëve.
Duhet pranuar se kjo skenë prekëse ishte edhe e planifikuar. Pra, qeni i quajtur “Blondi” që ngordhi në duart e Dr. Werner Hase, mjekut personal te Hitlerit, ishte kavie ku po u testoheshin pilulat, të cilat pak më vonë do të vrisnin Hitlerin, Eva Braunin dhe shumë prej banorëve të tjerë në bunkerin e Berlinit. Por me sa duket Hitleri u “thye” pas vdekjes së qenit “blondi”. Ai kishte qenë një adhurues i qenve që nga Lufta e Parë Botërore, siç ka raportuar edhe Joseph Gëbels në ditarin e tij të vitin 1942: ai i bëri dhuratë vetes një qen gjerman të racës “Sheperd”, të quajtur "Blondi", i cili ishte drita e syve të tij. Ishte prekëse kur e dëgjoje atë të fliste për shëtitjet me këtë qen, sepse vetëm me “shokun e tij” ishte i sigurt se nuk do të flitej për luftën apo politikën. Me kalimin e kohës vihej re që Fyhrer-i po bëhej gjithnjë e më i vetmuar. Ishte me të vërtetë prekëse ta shihje atë të luante me këtë qen gjerman. Në mënyrë të ngjashme, Josif Stalin, një tjetër vrasës në masë i shekullit të XX-të, gëzonte duke parë filmat e Çarlie Çaplinit dhe sipas Simon Sebag Montefiore ishte një lojtar i jashtëzakonshëm bilardoje.
Ju kujtova pjesë nga këto detaje biografike, sepse këtë mëngjes, duket se na është dhënë një pasqyrim nga jeta personale e njërit prej trashëgimtarëve moderne të diktatorëve të mëdhenj. Dhe, ndryshe nga Hitleri apo xhaxhai Joe, këto të dhëna nuk na janë dhënë vite pas ngjarjes, por ndërkohë që njeriu në fjalë, Bashar al-Assad i Sirisë, është duke copëtuar pa mëshirë popullin e tij. “The Guardian” posedon më shumë se 3.000 email-e, me sa duket nga Assad. Shumë prej tyre janë me interes politik dhe ndërkombëtar, në lidhje me rrjetin e ndihmësve rreth tij, se si ai i mori aq lehtë premtimet për reformën dhe “mërgimin” e tij te mundshëm në Doha. Por të dhënat personale janë edhe më intriguese. Me sa duket Assad arriti të hapë një adresë e-maili amerikane, jo për të shmangur sanksione për transaksionet brenda dhe jashtë Sirisë, por për ta lejuar atë të blejë muzikë përmes iTunes. Menjëherë pasi sulmoi qytetin rebel të Homs dhe në momentin kur përleshjet arritën kulmin, ku u vranë me qindra përfshirë këtu edhe shkatërrimin e një spitali, ai përmes email-eve i shprehte gruas, Asma al-Asad, gjendjen e vet shpirtërore.
Por jo drejtpërdrejt, por duke përdorur tekstin e një kënge perëndimore nga një amerikan i quajtur Blake Shelton: Jam shumë i mërzitur / kam shkatërruar gjithçka / personi që unë kam qenë kohët e fundit / nuk është ai që dua të jem / Por ti qëndron krahë meje / duke vëzhguar si kalon stuhia / unë kam shume nevojë për ty, sepse ti mund të kalosh orë duke  lexuar e dëgjuar tekste te tilla.
Faktikisht, është e vështirë të kuptojnë se si ky përbindësh (dhe me siguri ne mund të biem dakord se një njeri që përgjysmon një qytet thjesht për të mbajtur punën e tij është një përbindësh), nuk është një psikopat i pandjeshëm: Me sa duket, atij i kanë ngelur akoma disa ndjenja njerëzore. Më shumë se kaq, ai tingëllon pothuajse i zakonshëm. Ai e do gruan e tij. Vulgariteti i kësaj qenie të tmerrshme njerëzore është dhe mbetet një klishe. Normalisht, njerëzit e ligj, nuk i zbulojnë banalitetet dhe vartësitë e tyre deri pas momenteve shkatërrimtare, derisa ata të arrijnë në gjyq ose t’u shkruhet biografia. Duke zbuluar (në momentin kur ai po copëton popullin e tij), se Assad është një njeri i zakonshëm dhe jo ajo qenia njerëzore e ndritshme që mendonim, e bën këtë masakër edhe më të tmerrshme. Do të ishte më mirë të mendonim se vrasësit si ai nuk janë njerëz si ne.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›