Atalanta ia mësyn Abrashit

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 13:30
E ardhmja e Amir Abrashit mund të jetë futbolli italian. Mesfushori kosovar është bërë objektiv serioz i skuadrës së rikthyer në futbollin italian, Atalanta.
Sipas mediave italiane, klubi nga Bergamo po e vëzhgon me sukses 21 vjeçarin në Kampionatin evropian U21, ku ai po e përfaqëson Zvicrën.
Po ashtu, udhëheqësit e klubit zikaltër kanë informata edhe për sezonin pozitiv të mesfushorit në Grasshoppers. Abrashi luajti të mërkurën rreth 50 minuta për Zvicrën në gjysmëfinale ndaj Republikës Çeke.