E Shtunë, 31 Tetor 2026

TEATRI KOMBETAR, Skrami: Në 2009 duhet të dalim nga kornizat

>Sezoni artistik i dimrit, me një mijë bileta të shituar më shumë. Prioritet për 2009, prezenca në zhvillimet ndërkombëtare dhe integrimi
Bilanci i Teatrit: çmime dhe 1 mijë bileta më shumë gjatë 2008. Teatri Kombëtar si një nga institucionet më të rëndësishme të artit dhe kulturës me misionin dhe repertorin e tij të larmishëm dhe produksionet cilësore ka qenë promotor jo vetëm brenda vendit, por për të gjithë teatrot shqipfolëse në Ballkan. Kështu u shpreh dje gjatë një konference për shtyp titullari i këtij institucioni Kristaq Skrami gjatë prezantimit të aktiviteti artistik të teatrit për vitin që lamë pas. Sipas tij këmbëngulja ndaj cilësisë së vlerave, repertorit të zgjedhur dhe impaktit që ai ka krijuar me publikun, e kanë kthyer Teatrin Kombëtar mjaft të prekshëm ndaj audiencës dhe të pranuar në mënyrë unikale përtej vlerave lokale. Sezoni artistik shtator-dhjetor i vitit 2008 ka rezultuar me një mijë bileta të shitura më shumë se sezoni i viti të kaluar, gjë që sipas titullarit Skrami tregon për një nivel të lartë shfaqjesh teatrore. Ky sezon teatror ka rezultuar me një mijë bileta më shumë se sezoni i dimrit shtator-dhjetor të vitit të kaluar. Shfaqjet që nga Franku i V dhe në vazhdim kanë qenë të një niveli të lartë artistik dhe janë ndjekur nga publiku. Besoj se ne kemi futur një sukses, duke filluar që nga drama Pamje nga ura, pohoi ai. Më tej ai shtoi se teatri me misionin e tij sikurse është promovimi i produksioneve skenike, lëvizjes teatrore, dramaturgjisë dhe trashëgimisë botërore, individualiteteve krijuese ka qenë dukuri e spikatur veçanërisht për vitin 2008. Vlerësojmë se gjatë vitit 2008 Teatri Kombëtar ka qenë institucion promotor i lëvizjes teatrore në Shqipëri. Teatri Kombëtar është kthyer në vendin ku jo vetëm revokohet tradita e pasur teatrore, por edhe vihen në skenë vepra të cilat sjellin për shikuesin vlerat më të mira të dramaturgjisë botërore, por edhe tendencat dhe rrymat bashkëkohore. Politika e repertorit këtë vit ka reflektuar shigjetime të një kërkimi artistik të veçantë, duke hulumtuar thellësisht në dramaturgjinë më të mirë botërore, u shpreh Skrami. Më tej ai tregoi se rezultat i kësaj përpjekje ka qenë edhe vënia në skenë për herë të parë në historikun gjashtë dhjetëvjeçar të Teatrit Kombëtar e një kryevepre nga antikiteti grek, ku në bashkëpunim me artistë grekë u arrit premiera absolute në Shqipëri e tragjedisë së Euripidit  Trojanet. Ndërsa si prioritet të vitit 2009 për Teatrin Kombëtar ai theksoi se do të jetë dhe integrimi i teatrit shqiptar në strukturat evropiane. Një nga prioritetet e vitit 2009 për teatrin është edhe zgjerimi i kufijve dhe formave të komunikimit me publikun sikurse është dalja nga kornizat e tij standarde. Rezultuan të suksesshme premiera e tragjedisë Trojanet, e cila siparin e vet e ngriti enkas në teatrin antik të Butrintit. Kjo jo thjeshtë si një rastësi e antikitetit, por si rezultat i politikave të reja që aplikon Teatri Kombëtar. Gjithashtu prodhimet më të mira të TK si Pamje nga ura dhe Apologjia e vërtetë e Sokratit janë shfaqur në teatrot e bashkive kryesore të vendit si Korçë, Vlorë, Shkodër etj. Integrimi në strukturat evropiane të teatrit ka qenë një nga prioritetet më të rëndësishme për Teatrin Kombëtar. Këtë prioritet jemi përpjekur ta jetësojmë përmes ballafaqimit në aktivitetet ndërkombëtare, në thithjen e individualiteteve artistike botërore, pjesëmarrja në evenimente të ndryshme të teatrit evropian (Festivali XII ndërkombëtar i teatrit, mitingu i dytë ndërkombëtar i teatrit të Evropës Juglindore, etj). Jemi koshient që duhet të jemi më prezent në zhvillimet bashkëkohore ndërkombëtare, prandaj edhe në vitin 2009 ky synim do të mbetet prioriteti më i rëndësishëm për Teatrin Kombëtar, pohoi titullari Skrami. Sipas tij në vitin 20080 Teatri Kombëtar është përfaqësuar denjësisht edhe në festivale teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare si Festivali i Vironas - Greqi, Butrintit, Apollon, Skampa, por disa prej ftesave nuk i është përgjigjur për mungesë fondesh si: Festivali i Frankofonisë Zagreb, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Braila, Rumani. Në këto aktivitete prodhimet artistike të TK u nderuan me çmime të para. Kështu festivali Apollon i akordoi çmimin aktori më i mirë Timo Fllokos, dhe aktorja më e mirë u shpall Yllka Mujo me dramën Pamje nga ura. Gjithashtu Timo Flloko fitoi çmimin Kult si aktori më i mirë i vitit dhe Albert Minga si regjisori më i mirë. Gjithashtu gjatë vitit që lamë pas, në skenën e TK janë ngjitur edhe prodhimet më të mira të teatrove shqiptarë të Shkupit, Tetovës dhe Prishtinës si dhe të kompanive teatrore private. Në vijim të traditës së krijuar tashmë, Teatri Kombëtar edhe këtë sezon ka kujtuar dhe nderuar artistët e tij më të shquar. Në prioritetet e veprimtarisë artistike të TK për vitin që lamë pas ka qenë e prekshme afrimi i hapësirave integruese të individualiteteve të reja skenike. Jo në pak raste në sezonin e vitit 2008 ndeshim në mënyrë të spikatur aktorë dhe aktore të reja. Si në veprën Trojanet jo thjeshtë në nocionin sasior (20 aktorë), në veprën Alegreto Albania me regji nga Altin Basha, por dhe në premierën e fundit Fishkëllime në errësirë, u shpreh ai. Ndërsa për veprën e cila pritet të ngjitet premierë në skenën teatrore Filumena Marturano Skrami pohoi se aktorët e teatrit po punojnë për të ngjitur në skenë një vepër me nivel të lartë artistik, ndërkohë që stafin e saj e vlerësoi si ndër më të suksesshmit të viteve të fundit. Për të realizuar në mënyrë sa më dinjitoze këtë vepër, në skenën e Teatrit Kombëtar do të punojnë realizuesit e shfaqjes më të suksesshme të viteve të fundit, Pamje nga ura! Një spektakël që u pa nga një numër rekord shikuesish, 21000 spektatorë në 41 shfaqje, që fitoi  të gjitha çmimet, për të gjithë komponentët në evenimentet kombëtare teatrore për vitin 2008, u shpreh drejtori Skrami.

********************************************************
Në vitin 2009 bashkëpunim me strukturat evropiane

Duke folur mbi bashkëpunimet dhe integrimin evropian drejtori Skrami shpjegoi se gjatë vitit që lamë pas Teatri Kombëtar ka krijuar marrëdhënie me struktura të rëndësishme të teatrove siç është dhe ETC ( Kongresi i Teatrit Evropian). Teatri Kombëtar gjatë vitit 2008 ka nisur të hyjë marrëdhënie dhe ka procedurat në një nga forumet me të rëndësishme të teatrit evropian, sikurse është ETC (Kongresi i Teatrit Evropian) në Saint-Etien. Ky organizëm mbështetet dhe financohet nga Komuniteti Evropian dhe përfshin në vetvete teatrot evropianë shtetërorë, sikurse është teatri i Brukselit, Due Parma, Vjenës, JorkshairitBritani, Edinburg-Skoci, Dresden, HamburgGjermani, Helsinkit etj. Anëtarësimi në këtë organizatë nënkupton detyrime dhe përfitime reciproke, shkëmbim informacioni, përfshirje në projekte të përbashkëta, qarkullim vlerash etj, theksoi ai. Sipas tij një pikë tjetër e rëndësishme është dhe bashkëveprimi me teatrot mbarëkombëtare shqiptare, ku po punohet dhe për një memorandum bashkëveprimi. Në kuadrin e intesifikimit të marrëdhënieve midis tre institucioneve më me zë të teatrit mbarëkombëtar shqiptar është punuar për hartimin e një memorandumi, i cili  pritet të nënshkruhet gjatë këtij muaji. Ky memorandum është hartuar mes tre institucione TK- Tiranë, TK - Shkup dhe TK Prishtinë, që kanë në themel të aktivitetit të tyre promovimin, ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kombëtare përmes teatrit. Kjo paramendon shkëmbim shfaqjesh dhe bashkëprodhime premierash në tre kryeqytete, duke e konsideruar pozitiv dhe të frytshëm bashkëpunimin dhe me dëshirën dhe bindjen e plotë për zgjerimin e tyre në të ardhmen, për promovimin e vlerave kulturore mbarëkombëtare të artit teatror dhe veprave më të mira të fondit teatror botëror, por shërben dhe për realizimin e politikave të përbashkëta në fushën e artit skenik, por dhe për të vendosur mbi baza institucionale bashkëpunimet artistike ndërmjet tyre, u shpreh Skrami. Por të rëndësishme sipas tij janë dhe eksperiencat teatrore, pasi nëpërmjet tyre arrihen dhe shkëmbime artistike ndërkombëtare. Nga eksperienca e fituar, sipas tij veçanërisht dy vitet e fundit, p

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›