E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vjeshtë 2011”, sekuestrohen në Korçë 6 automjete të vjedhura

Automjetet e vjedhura janë vënë në sitën e policisë, ku janë sekuestruar 6 makina luksoze vetëm në 24 orët e fundit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e saj policore në juglindje e ka zhvendosur vemendjen edhe në qarkun e Korçës për identifikimin, bllokimin dhe sekuestrimin e automjeteve të vjedhura në vende të ndryshme të Evropës. Në kuadër të operacionit të koduar "Vjeshta II" pas kontrolleve të shumta të të gjitha automjteve me targa të huaja, por dhe ato që qarkullojnë pa targa janë zbuluar 6 te tilla që kanë rezultuar më pas të vjedhura. Bëhet fjalë për 6 automjete luksoze që sipas informacioneve zyrtare të policisë juglindore kanë qënë të vjedhura në Itali, Serbi dhe Bullgari dhe më pas janë trafikuar drejt Shqipërisë, ku janë shitur dhe qarkullonin në Korçë. Sipas të njëjtave burime zyrtare mësohet se në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në të gjithë vendin, vetëm në 24 orët e fundit në qarkun e Korçës dhe kryesisht në akset nacionale të saj si Korçë-Pogradec, Korçë-Kapshticë etj., i janë nënshtruar kontrollit të dokumentacionit plot 200 automojete të tjera kryesisht me targa të huaja. Në të gjitha rastet verfikimete e anës dokumentare dhe teknike të tyre bëhen nëpërmjet Interpolit. Në këto kushte përgjigja e tij ka rezultuar për 6 automjete të vjedhura të cilat janë sekuestruar menjëherë. Ndërkaq kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa sipas drejtuesve të policisë në Korçë nuk do ti shpëtojë kontrollit asnjë lloj mjeti që qarkullon me targa të huaja për të zhdukuar fenomenin e vjedhjes së mjeteve luksoze dhe për ti sjellë ato në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›