E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, tentohet të digjet banesa e një efektivi policie

Tentohet t`i vihet flaka banesës së një efektivi policie në qytetin e Vlorës. Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të shkrumbojnë apartamentin e efektivit të Policisë së Qarkullimit Rrugor, Eduart Mustafa.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Rilindja” në katin e parë të një pallatit, ku personat të pa identifikuar kanë vënë në derën e banesës së efektivit një bidon me 3 litra benzinë, por qëllimi i tyre nuk ka shkuar ashtu siç ishte paramenduar, pasi familjarët e efektivit të policisë kanë shuar flakët në kohë duke shpëtuar edhe jetën e 5 anëtarëve të familjes Mustafa, e ndoshta edhe jetën e fqinjëve të pallatit.
 

Deri tani mendohet se ngjarja ka ardhur për shkak të detyrës së djalit të familjes, i cili e ushtrone këtë detyre prej 5 vitesh. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor dhe pu punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›