E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH: Kontributet shëndetësore, përmes një takse të re

TIRANE- Institui i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor i propozon qeverisë që kontributet shëndetësore të derdhen përmes një takse e cila të shkojë direkt për shëndetin. Në një takim të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë, drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana ka theksuar se kjo taksë për shëndetin do të bënte transparente cdo shërbim shëndetësor të ofruar qytetarit i cili e paguan atë. Edhe pse buxheti i shtetit është rritur përsa i përket financimit të skemës së sigurimeve shëndetësore nga viti në vit, sërisht niveli i i derdhjes së kontributeve nga qytetarët është i ulët.

“Problemet më të mëdha kanë qenë me kontributet e sigurimeve shëndetësore. Megjithëse ka patur një rritje të tyre masa e kontributeve mbetet gjithmonë e vogël” thekson Hana.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka përqindjen më të ulët të nivelit të kontributeteve për personat e punësuar, kontribut i cili shkon në masën 3.4% të pagës mujore.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›