E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Draghi: Situata është tepër e rëndë

BRUKSEL – “Situata është tepër e rëndë”. Ky është mendimi i Mario Draghit, presidentit të Bankës Qëndrore Europiane, i cili foli sot para komisionit ekonomiko-financiar të Parlamentit Europian.

“Është thelbësore që vendimet e marra nga liderët europianë mbi fondin e shpëtimit të shteteve të aktualizohen me shpejtësi dhe plotësisht”-tha kreu i Bankës Qëndrore Europiane.

Dragi ka komentuar deklasifikimet e fundit të bëra nga “Standard & Poor's” për Francën dhe Austrinë, për të cilat tha se duhet t’u jepet një pushtet më i limituar.

Por ndërkohë e njëjta agjenci ka ulur edhe vlerësimin për vetë Fondin e Stabilitetit Financiar Europian, çka sipas analistëve mund të ndikojë në aftësinë e këtij fondi për të mbledhur para.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›