E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace: Topalli shperdoron parate

Partia Socialiste akuzoi kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, se po shperdoron shuma marramendese nga fondet publike me udhetimet e saj te vazhdueshme jashte vendit.

Nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Brace, u shpreh se udhetimi me i fundit ne Zvicer i kryetares se kuvendit nuk behet as per te lobuar per NATO-n e as per BE-ne, pasi ky vend nuk eshte pjese e tyre, por nenvizoi se zonja Topalli ka bere me shume udhetime ne tre vjet sesa gjithe kreret e meparshem te kuvendit te marre sebashku.

“Deri Tani Jozefina Çobaj apo Topalli ka kryer prej tre vjetësh mbi 700 mijë kilometra udhëtime në Europë, në Azi, në Afrikë, në Arabi, në Amerikë. Nga llogaria e shpenzimeve të saj nga paratë publike të shqiptarëve po derdhen”, u shpreh Brace.

Duke iu referuar raportit te Kontrollit te Larte te Shtetit zoti Brace tha se kjo qeveri po i shkakton vendit humbje shume te medha ne fondet publike.

“Nga shkelja e ligjit për zbatimin e buxhetit të vitit 2007: 160 mln USD dëme në të ardhura, 250 mln USD dëme me shpenzimet, 67 mln USD borxhe të reja në tatime, 11 mln USD borxhe të reja në dogana, 10 mln USD nga shkeljet financiare gjatë zbatimit të ligjit për prokurimet publike”, tha Brace.

Brace u shpreh se ky ishte nje shembull i keqqeverisjes dhe shperdorimit te fondeve publike prej pushtetareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›