E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks me para, kapet e denuara

Artan Cena

TIRANE - E denuar ne Durres me 3 muaj burg per prostitucion, kapet ne Tirane duke ofruar leke ne kembim te seksit. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga Policia e Tiranes, e cila tha se ka vene ne pranga 25-vjecaren Nadire Kallmacakun nga Durresi. Ishte nje aksion i befte i policise qe ka ndaluar, Kallmacakun, duke ushtruar prostitucion ne hotel "Vale Verde" ne Tirane. 25-vjecarja nga Durresi ishte denuar edhe me pare per kete veper penale. Por dhe pse eshte kapur ne flagrance ne kryeqytet, e reja ishte ne kerkim si e denuar nga Gjykata e Durresit, me tre muaj per prostitucion. Ajo eshte vene ne pranga ne hotel "Vale Verde", ne Tirane, pasi kishte marre nje shume parash nga nje person ne kembim te seksit.

Ishin nje grup agjentesh te Policise se Tiranes, te cilet kishin vene nen vezhgim 25-vjecaren, duke planifikuar dhe infiltrimin e nje prej policeve, me qellim kapjen e te dyshuares ne flagrance. Por ky plan nuk u vu ne zbatim pasi 25-vjecarja e shpallur ne kerkim, u kap ne brendesi te hotelit me nje burre i cili pohoi llojin e lidhjes mes tyre dhe tha se, Kallmacaku kishte marre shumen prej 3 mije leke. Policia ka arrestuar ne kushtet e flagrances 25-vjecaren Kallmacaku, si dhe ka shoqeruar klientin e saj, i cili me pas eshte lene i lire. Ai ka treguar per policine se si ishte lidhur me 25-vjecaren dhe me pas kishte bere pazarin, me qellim qe te shkonin tek hoteli ku u kapen.

Por gjate verifikimeve te bera nga uniformat emri i 25-vjecaren Nadire Kallmacaku ka rezultuar ne listen e personave te kerkuar. Ajo ishte shpallur ne kerkim pasi Gjykata e Durresit, me vendim te dates 23 prill te vitit 2007, e kishte denuar me tre muaj heqje lirie, per vepren penale te "prostitucionit". Ne ate kohe, ajo e ushtronte aktivitetin e saj ne qytetin bregdetar, por pasi ishte denuar nga gjykata kishte vendosur te ndryshonte vendin. E pikerisht prej asaj kohe kishte ardhur ne kryeqytet ku shiste trupin ne kembim te parave. Por dhe ne Tirane kishte rene ne syte e policise, e cila pas disa kohesh ka vendosur qe ta arrestoje nen te njejten akuze per te cilen eshte denuar dhe ne Durres. Pas venies ne pranga, dosja mbi 25-vjecaren ka perfunduar ne Prokurorine e Tiranes nen akuzen e "prostitucionit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›