E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me krerët e partive mbështetëse: 'OK' ankimimit për paktin me Greqinë

TIRANË- Kundër marrëveshjes me Greqinë për ujërat janë shprehur sot krerët e partive të vogla, që të mbledhur në një takim me liderin e PS-së Edi Rama kanë vendosur njëzëri firmosjen e ankimimit për dërgimin e saj në Kushtetuese.
Pas mbylljes së takimit, Edi Rama deklaroi se u ra dakord që të ai hap së bashku, pra për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje. "Kjo është një marrëveshje e pavend e padenjë, e cila pa asnjë dyshim duhet të zbrapset për të krijuar kushtet që të ketë një rinegociim, ku ata që e përfaqësojnë vendin tonë duhet ta përfaqësojnë denjësisht si të barabartë mes të barabartëve në respekt të plotë të ardhmërisë së dy popujve dhe në funksion të atyre interesave që asnjëherë nuk mund të negociohen e aq më pak të preken"- tha Rama.
Të turpshme dhe aspak transparente e ka cilësuar marrëveshjen edhe Spartak Ngjela, sipas të cilit një pakt i tillë nuk duhet të ratifikohet në asnjë mënyrë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›