E Diel, 1 Nëntor 2026

Listat, legalizohen 5.142 ndërtime e kompensohen 456 pronarë



Këshilli i Ministrave miratoi dje listën e radhës në procesin e legalizimeve, duke miratuar emrat e familjeve për 5142 ndërtime pa leje, si dhe emrat e 456 pronarëve të tokave që janë zënë në ndërtimet pa leje. “Ne do t’i qëndrojmë plotësisht këtij ligji në interesin më të mirë të reformës së pronësisë dhe zgjidhjes së problemit të pronësisë”, - tha Kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë. Në këtë vendim trajtohen 5.142 parcela, me një sipërfaqe totale prej 1.605.851,84 m², për të cilat menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ALUIZNI do të lidhë kontratat e kalimit të pronësisë me poseduesit e objekteve informale. Në vendimin tjetër, trajtohet një kontingjent prej 456 pronarësh, të cilët do të kompensohen për sipërfaqet takuese që preken nga ndërtimet informale në proces legalizimi. Vlera e përgjithshme e shpërblimit që do të përfitojnë pronarët sipas listës emërore të miratuar, kap shifrën 1.740.578.115,10 lekë. Volumi i objekteve informale që janë në proces trajtimi për legalizim, si dhe numri i pronarëve që do të kompensohen për sipërfaqet takuese, do të rritet në shkallë progresive në javët e ardhshme, duke qenë se përmbyllja e procedurave përditësuese në terren ka gjeneruar një volum të konsiderueshëm informacioni teknik, të gatshëm për përpunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›