Banda e Durrësit, nis gjyqi për 18 ekzekutimet mafioze
• Pas një viti zvarritje, filloi në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi në ngarkim të personave të arrestuar si anëtarë të “bandës së Durrësit”.
Fatos Mahmutaj
Pasi gjykata i dha fund shqyrtimit të kërkesave paraprake të palëve, njëri prej prokurorëve të çështjes lexoi kërkesën për gjykimin e çështjes. Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat për 18 vrasje të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe disa tentativa. Menjëherë pas kësaj, prokurori paraqiti listën me 194 dëshmitarë si dhe kërkesën për administrimin nga gjykata të 257 provave shkresore dhe shkencore. Në listën e dëshmitarëve që do të pyeten në gjykatë, janë emrat e të dashurave të të akuzuarve si Fjorentina Kotorri apo Valbona Jaho, ndërkohë nuk munguan emrat e Eral Bajramajt, Leonard Muratajt etj. Një kërkesë e Prokurorisë që u kundërshtua nga mbrojtja ishte pyetja e të pandehurve në seancë gjyqësore, ndërkohë gjykata vendosi që ata të pyeteshin vetëm nëse dëshironin. Po kështu dje mbrojtja kërkoi pavlefshmëri për provën e ADN-së dhe deklarimet e të penduarit Adriatik Coli, për sa i përket vrasjes së Avni Gashit, por gjykata vendosi pas kësaj se do shprehet me vendimin përfundimtar. Më poshtë po botojmë të plotë kërkesën për gjykim të kësaj çështjeje.
Prokuroria për Krime të Rënda, në datë 03.04.2005 ka regjistruar procedimin penal nr. 35, për veprat penale të “vrasjes me paramendim në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasit Klodjan Saliu, “mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Gjatë hetimeve të mëtejshme në kuadër të këtij procedimi, rezultoi se i pandehuri Lulzim Berisha dhe shtetasi Klodjan Saliu (aktualisht i vrarë) që nga viti 1997 e në vazhdim kanë krijuar dhe drejtuar një organizatë kriminale, në të cilën bënin pjesë të pandehurit Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Indrit Dokle si dhe shtetasit Ilir Xhunga, Arben Paja, aktualisht të vrarë. Kjo organizatë kriminale në kuadër të veprimtarisë së saj ka kryer një numër të madh veprash penale, hetimet për të cilat një pjesë ishin pezulluar për zbulimin e autorëve.
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, në datën 09.03.2006, pasi ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin penal nr. 34 në lidhje me ngjarjen e datës 17.10.1998, ku ka mbetur i vrarë Dritan Sallaku dhe janë plagosur Ilir Nela e Agim Rexhepi dhe ky procedim penal i është bashkuar procedimit nr. 35 të vitit 2005.
Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedimin nr. 506 në lidhje me ngjarjen e datës 29.10.1998 për vrasjen e Viron Currit, Arjan Pajës dhe plagosjen e Marsel Sotirit, si dhe procedimin nr. 274 në lidhje me ngjarjen e datës 10.07.2000, për vrasjen e Dritan Dishës. Për shkak të konkluzioneve të aktit të ekspertimit tekniko-balistik nr. 2154, datë 05.08.2000, ku përcaktohet se një sasi prej 30 gëzhojash të qitura në ngjarjen e datës 29.10.1998, ku janë vrarë Arjan Paja e Viron Curri, janë qitur nga e njëjta armë që ka qitur 13 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes ku është vrarë Dritan Disha, më 09.07.2002, procedimi nr. 506 i vitit 1998 është bashkuar me procedimin nr. 274 të vitit 2000, duke u njohur procedimi i ri me numër 506. Ky procedim është rifilluar në datën 09.03.2006 dhe është regjistruar me numër 30 dhe i është bashkuar procedimit nr. 35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 09.03.2006 ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin nr. 33 në lidhje me ngjarjen e datës 05.07.1999, ku ka mbetur i vrarë Eduart Ongari. Ky procedim është bashkuar me atë me nr. 35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 09.03.2006, ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin nr. 32 në lidhje me ngjarjen e datës 22.08.1999, kur ka mbetur i vrarë Marsel Sotiri. Ky procedim është bashkuar me procedimin nr. 35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 09.03.2006, ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin nr. 29 në lidhje me ngjarjen e datës 28.07.1999, ku janë vrarë me armë zjarri Arben Paja dhe Ilir Xhunga. Ky procedim është bashkuar me procedimin nr. 35 të vitit 2005. Pas kryerjes së hetimeve ky procedim është ndarë dhe është pezulluar për zbulim autori.
Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 09.03.2006, ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin nr. 28 në lidhje me ngjarjen e datës 12.12.1998 në lidhje me plagosjen e shtetasve Adriatik Coli dhe Rudina Tanku. Ky procedim është bashkuar me atë me nr. 35 të vitit 2005. Duke marrë parasysh që nuk u zbuluan autorët e kësaj vepre penale, materialet për këtë ngjarje janë veçuar dhe kanë marrë numër 35/1.
Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 09.03.2006, ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedimin nr. 31 në lidhje me ngjarjen e datës 14.01.2002, për vrasjen e Erjon Lames. Ky procedim është bashkuar me atë me nr. 35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 18.03.2006, ka regjistruar procedimin nr. 35 në lidhje me ngjarjen e datës 05.04.2005, ku nga kontrolli i mjetit tip “Pasat” me targa SË04135 u gjeten 4 armë zjarri. Ky procedim i është bashkuar atij me nr. 35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 20.03.2006, ka regjistruar procedimin nr. 37 në lidhje me ngjarjen e datës 05.05.2005, ndodhur në lagjen 4, Durrës, ku janë plagosur Lulzim Berisha, Ram Haxhia dhe Isuf Morina. Ky procedim i është bashkuar atij me nr. 35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 18.03.2006, ka regjistruar procedimin nr. 37 në lidhje me ngjarjen e datës 30.08.2005, ndodhur në lagjen 4 në qytetin e Durrësit, ku është plagosur kosovari Ahmet Ajeti. Ky procedim i është bashkuar atij me nr. 35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 18.03.2006, ka regjistruar procedimin nr. 36 në lidhje me ngjarjen e datës 13.10.2005, ku gjatë këqyrjes së vendngjarjes në vendin e quajtur fshati Memaj, Durrës, është gjetur i vrarë Avni Gashi. Ky procedim i është bashkuar atij me nr. 35 të vitit 2005.
Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 18.03.2006, ka regjistruar procedimin nr. 38 në lidhje me ngjarjen e datës 04.12.2005, ku rreth orës 21 e 30 minuta persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së Lulzim Berishës, në qytetin e Durrësit. Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë shtetasi Plaurent Dervishaj. Ky procedim është bashkuar me atë me nr. 35 të vitit 2005. Pas kryerjes së hetimeve paraprake për këtë procedim, meqenëse nuk janë zbuluar autorët e ngjarjes, materialet janë ndarë duke marrë numër procedimi 35/3.
Nga hetimet e kryera nuk u bë e mundur që të zbulohen autorët e vrasjes së shtetasit Klodian Saliu dhe është vendosur ndarja e procedimit nr. 35 të vitit 2005, duke iu dhënë materialeve në lidhje me ngjarjen dhe vrasjen e këtij personi dhe plagosjes së Osman Trumës në datën 26.02.2005, numrin 35/3.
Gjithashtu në lidhje me veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndaj të pandehurit Lulzim Berisha, megjithëse janë kryer hetime, është e nevojshme që të priten letër-porositë drejtuar autoriteteve të huaja, pasi hetimi nuk është i plotë dhe për sa më sipër është vendosur ndarja e procedimit nr. 35 të vitit 2005.
Nga hetimet paraprake për procedimin penal nr. 35 të vitit 2005, ka rezultuar si më poshtë:
VRASJET
Në datën 17.10.1998, rreth orës 18:30, i pandehuri Lulzim Berisha në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Dritan Coli si dhe shtetasit Klodian Saliu dhe Ilir Xhunga (aktualisht të vrarë) kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Dritan Sallaku në qytetin e Durrësit. Viktima Sallaku ka qenë i shoqëruar nga shokët e tij, Ilir Nela e Agim Rexhepi, në oborrin e lokalit që ndodhej përballë shkollës “7 Nëntori” në Durrës dhe nga një makinë tip “BMV” me të cilën udhëtonin Berisha, Dervishaj, Saliu e Xhunga është qëlluar me armë zjarri, ku është vrarë Sallaku dhe janë plagosur rëndë Nelaj e Rexhepi. Në vijim të goditjeve kriminale ndaj kundërshtarëve në qytetin e Durrësit, Berisha në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj, Dritan (Adriatik) Coli dhe të vrarët Klodian Saliu e Ilir Xhunga, kanë organizuar dhe vrarë më datë 29.10.1998, rreth orës 17:00, në fshatin Rrashbull të Durrësit, shtetasit Arjan Paja e Viron Curri dhe kanë plagosur rëndë shtetasin Marsel Sotiri. Autorët kanë përdorur për të realizuar aktin kriminal të mësipërm një automjet tip “Golf” me ngjyrë të bardhë, i cili është gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje. Objektivi kryesor i këtij sulmi kriminal ka qenë shtetasi Marsel Sotiri, i cili u plagos.
Në datën 05.07.1999, Berisha në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn, Dritan Colin, Indrit Taullain dhe shtetasin Klodian Saliu, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Eduart Ongari si bashkëpunëtor të shtetasit Marsel Sotiri dhe strehues të autorëve që vranë shokët e tyre, Ilir Xhunga e Arben Paja. Kjo vrasje është kryer me armë zjarri më datë 05.07.1999 në qytetin e Durrësit, rreth orës 12:40, ku viktima Eduart Ongari ishte duke pirë kafe me dy shokët e tij, në lokalin e shtetasit Shahin Ollomani në lagjen 16 të Durrësit.
Në datën 22.08.1999, rreth orës 21:00, Berisha në bashkëpunim me Dervishajn, Taullain, Colin dhe Saliun kanë vrarë shtetasin Marsel Sotiri në vendin e quajtur zona e Plazhit në qytetin e Durrësit. Viktima po lëvizte me një autoveturë tip “BMV” dhe pasi është ndarë nga një vajzë, të cilën e ka shoqëruar deri në afërsi të shtëpisë së saj, është gjendur në pritën e organizuar nga autorët, të cilët kanë qëlluar me disa lloj armësh nga drejtime të ndryshme, duke shkaktuar vrasjen e tij. Në datën 09.07.2000, në vendin e quajtur Shënavlash, Dritan Coli, Indrit Dokle, Indrit Taullai dhe Bujar Gashi kanë vrarë shtetasin Dritan Disha, i cili po udhëtonte me një makinë “BMV” në drejtim të banesës së tij. Disha ka qenë lidhje shoqërore e Erjon Lames e Marsel Sotirit. Veprat penale të mësipërme, siç theksuam, janë kryer nga të pandehurit Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Bujar Gashi, Endrit Dokle dhe Dritan (Adriatik Coli), si dhe shtetasit Klodian Saliu, Ilir Xhunga dhe Arben Paja (aktualisht të vrarë) në formën më të lartë të bashkëpunimit, pra në kuadrin e një organizate kriminale të mirëfilltë me drejtues Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun. Shtetasi Klodian Saliu në muajin shtator të vitit 2000 është arrestuar për veprën penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim të shtetasve Viron Curri dhe Arjan Paja, si dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri. Në vazhdim të hetimeve ndaj tij, ai u akuzua dhe për vrasjen e shtetasit Dritan Disha. Nisur nga sa më sipër, i pandehuri Indrit Taullai në bashkëpunim me të pandehurin Endrit Dokle, pas arrestimit të Klodian Saliut, ka marrë dhe ka mbajtur peng për një periudhë rreth 18 muaj, duke e izoluar në banesën e tij shtetasen Valbona Jaho, me qëllim që të shmangte dëshminë e saj para organeve kompetente dhe, si rrjedhim për t’iu shmangur dënimit shtetasi Klodian Saliu. Si rrjedhim, ata kanë konsumuar veprën penale të “rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit”. Nga hetimet rezulton se nga viti 1998 deri në 2002, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Adriatik Coli, Endrit Dokle, Bujar Gashi si dhe të vrarët Klodian Saliu, Ilir Xhunga, Arben Paja, kanë qenë anëtarë të një organizate të vetme kriminale të drejtuar nga Berisha e Saliu. Më pas mes drejtuesve të organizatës kriminale ka pasur konflikte si pasojë e mosmarrëveshjeve në lidhje me kontrollin e trafikut të narkotikëve dhe pasurive të vëna nga këto trafiqe, duke çuar në ndarjen e tyre. Shtetasi Klodian Saliu mori drejtimin e organizatës në përbërje të së cilës ishin Endrit Dokle, Adriatik Coli etj. Në datën 26.02.2005 është vrarë Klodian Saliu. Në lidhje me vrasjen e tij, nga ana e Endrit Dokles dhe Dritan Colit, të cilët morën drejtimin e organizatës, dyshohej se ishte kryer nga Lulzim Berisha në bashkëpunim me Indrit Taullain dhe Plaurent Dervishajn. Për këtë, më 12.10.2005, Endrit Dokle në bashkëpunim me Dritan Colin, Kujtim Bunën e Serdjan Sulejmanin kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Avni Gashi, për të cilin dyshonin se ka ndjekur shtetasin Klodjan Saliu natën e vrasjes për llogari të Berishës. Në vijim të veprimtarisë kriminale, Endrit Dokle dhe Dritan Coli rekrutuan si anëtarë të organizatës së tyre të pandehurit Altin Olloni, Alban Neli, Elvin Hoxhosmani, Selman Heti dhe Spartak Kalthi për të bërë të mundur vrasjen e Berishës.
Për të arritur këtë qëllim, Dokle përgatiti planin kriminal duke përdorur vrasës me pagesë, të cilët i rekrutoi në organizatë. Rekrutimi i këtyre shtetasve u bë me ndihmën e anëtarit të organizatës, Altin Olloni, i cili gjeti si persona të përshtatshëm Alban Nelin e Elvis Hoxhosmani nga Burreli, kundrejt një shpërblimi prej njëqind mijë euro. Duke marrë në konsideratë faktin që të pandehurit Alban Neli e Elvis Hoxhosmani nuk njihnin rrugët e Durrësit, ata kërkuan një person që t’i ndihmonte duke drejtuar mjetin. Për të rekrutuar këtë person, të pandehurit Endrit Dokle dhe Adriatik Coli bënë një plan kriminal së bashku me Kristian Begun. Ky i fundit fillimisht pranoi që ta drejtonte vetë mjetin e krimit, por duke marrë parasysh që ai njihej në qytetin e Durrësit, Dokle i kërkoi që të gjente një person tjetër kundrejt shpërblimit prej njëzet mijë euro, që të drejtonte mjetin e krimit. Begu e bisedon me Altin Nikollën, i cili pranoi që të merrte pjesë në vrasje, duke drejtuar mjetin tip “Pasat” me dy persona që do kryenin vrasjen e Berishës kundrejt njëzet mijë eurove. Më 05.04.2005, tre të pandehurit Neli e Hoxhosmani, të armatosur me 4 armë zjarri, 2 pistoleta dhe 2 automatikë dhe Nikolla në rolin e drejtuesit të mjetit, kanë lëvizur në qytetin e Durrësit duke ndjekur Berishën, me qëllim vrasjen e tij.
Kjo vrasje nuk u bë e mundur të realizohej, por ngeli në tentativë, pasi një polic qarkullimi, rreth orës 13:00 në lagjen nr. 4 të qytetit bëri bllokimin e mjetit “Pasat” me targa SË04135, që drejtohej nga Nikolla dhe mbrapa në sedilje ndodheshin Neli e Hoxhosmani. Pas bllokimit të autoveturës të pandehurit e kanë braktisur atë dhe janë larguar me shpejtësi, duke lënë në makinë 4 armët e zjarrit. Pas kësaj tentative të dështuar, Dokle në bashkëpunim me Colin dhe Ollonin përdorën si vrasës me pagesë në drejtim të Berishës të pandehurit Selman Heti dhe Elvin Hoxhosmani nga Burreli, duke iu premtuar shumën prej 150 mijë euro. Hoxhosmani vëzhgonte për një periudhë kohe lëvizjet e Berishës. Pas sinjalizimit të dhënë nga Elvini, Selmani më datë 05.05.2005, rreth orës 12:00, i afrohet nga afër Berishës, duke përfituar se nuk njihej prej tij dhe e qëllon me pistoletë. Si pasojë ngelën të plagosur Lulzim Berisha, Isuf Morina dhe Ram Haxhiaj. Me qëllim për të eliminuar me çdo kusht Berishën, Dokle me ndihmën e Kujtim Bunës është lidhur me dy kosovarë, të cilët kanë trafikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin armë zjarri kundërtank në disa raste. Në vijim të gjetjes së vrasësve me pagesë dhe rekrutimit të tyre në kuadër të organizatës kriminale, Dokle në bashkëpunim me Colin, Sulejmanin e Bunën kanë kontraktuar dy shtetas kosovarë dhe konkretisht Ahmet Ajetin dhe Osman Karpuzin, të cilët në këmbim të sasisë prej 80 euro kanë marrë përsipër vrasjen e Berishës. Për të realizuar vrasje, këta të fundit me ndihmën e Sulejmanit, i cili do t’i orientonte dhe do t’i lajmëronte për vendndodhjen e Berishës, janë dërguar në Durrës dhe janë pajisur me dy pistoleta. Ajeti dhe Karpuzi, më 30.08.2005, rreth orës 14:30, janë afruar lokalit të Berishës dhe janë ndarë në dy drejtime. Njëri prej tyre është vetëplagosur pa dashje dhe si rrjedhim vepra penale e vrasjes së Berishës mbeti në tentativë. Në vazhdim të përpjekjeve për të vrarë Berishën, organizata kriminale e drejtuar nga Dokle, ka ngarkuar Spartak Kalthin nga Burreli, i cili në bashkëpunim me Sardian Sulejmanin dhe Selman Hetin ruanin vazhdimisht lëvizjet e Berishës në Durrës, me qëllim për ta vrarë. Në zbatim të urdhrave të Dokles, gjatë gushtit 2005, Kalthi së bashku me Hetin kanë shkuar në Durrës për të vrarë Berishën. Për këtë qëllim, Sulejmani kishte blerë një autoveturë tip “Furgon” dy vendesh, në të cilin Kalthi dhe Heti do të qëndronin duke ruajtur për të vrarë Berishën. Në drejtim të mjetit qëndronte Kalthi, ndërsa në vendin e parë ishte i ulur Heti. Ky automjet ishte i parkuar në afërsi të lokalit të Berishës në Durrës. Në momentin që Berisha po i afrohej vendit, në të cilin ishte parkuar automjeti, Sardjan Sulejmani ka telefonuar në celular Hetin, i cili ka dalë nga fugoni me armë, por për shkak të lëvizjes me shpejtësi të Berishës, vrasja e tij ka ngelur në tentativë. Si Kalthi, ashtu dhe Heti, kanë qenë të armatosur me automatikë të llojeve “Hesler” dhe “Kallashnikov”. Veprat penale të mësipërme, siç theksuam, janë kryer nga Dokle në formën më të lartë të bashkëpunimit, pra në kuadrin e një organizate kriminale të mirëfilltë të drejtuar prej tij dhe anëtarë të saj: Coli, Olloni, Heti, Neli, Kalthi, Sulejmani, Buna dhe Hoxhosmani.
Banda e Durrësit
Grupi I
Lulzim Berisha
Plaurent Dervishaj
Indrit Taullai
Grupi II
Endrit Dokle
Dritan (Adriatik) Coli
Serdian Sulejmani
Kujtim Buna
Altin Olloni
Elvin Hoxhosmani
Alban Neli
Selman Heti
Spartak Kalthi
Altin Nikolla
Kristian Begu
Bujar Gashi
Ahmet Ajeti
Osman Karpuzi
Të vrarët
Dritan Sallaku
Klodian Saliu
Ilir Xhunga
Marsel Sotiri
Viron Curri
Arjan Paja
Eduart Ongari
Dritan Disha
Erion Lame
Avni Gashi
Ilir Koldashi
Avokatët e bandës dhe Prokuroria, debat në Gjykatë për dëshmitë e të “penduarit”
TIRANE - Procesverbalet e pyetjes së të pandehurit Dritan Coli, i cili njihet edhe me emrin Adriatik, dhe që tashmë ka marrë statusin e të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, mbeten “thembra e Akilit” e procesit në ngarkim të 17 të akuzuarve të këtij procesi. Në bazë të deklarimeve të dhëna nga ky person, Prokuroria ka mbledhur prova të shumta në ngarkim të pandehurve, duke përfshirë këtu këqyrje vendngjarjesh, kryerje ekspertimesh dhe pyetje të dëshmitarëve dhe personave që kanë dijeni për ngjarjet. Një nga dëshmitë e Colit, ajo që bën fjalë për ekzekutimin e Avni Gashit më 13 tetor 2005, u kundërshtua dje në seancë gjyqësore nga mbrojtësit e Endrit Dokles dhe Kujtim Bunës. Këta pohuan se ishin tri pikat kryesore me të cilat kërkonin pavlefshmërinë e këtij procesverbali. Sipas tyre, në bazë të dëshmive të Colit, ishte bërë këqyrja e vendngjarjes, një garazh pranë “21 Dhjetorit”, ku mendohet se është ekzekutuar Gashi dhe pastaj është transportuar për në Romanat të Durrësit, ku është hedhur në një kanal. Mbrojtësit thanë se Prokuroria kishte shkelur procedurat kur kishte këqyrur vendngjarjen pa praninë e të pandehurve apo avokatëve të tyre. Sipas mbrojtësve, gjithë veprimet ishin kryer teksa një djalë i shkurtër me flokë të rënë, është fiksuar në foto duke treguar me gisht në dysheme dhe në mure. Po sipas mbrojtësve të Dokles, prova e ADN-së ishte e pasaktë dhe përcaktimi i ekspertes që ka kryer veprimet ishte i paligjshëm. Ndërsa mbrojtësi i Lul Berishës pak minuta para se të niste leximi i kërkesës për gjykim, duke pretenduar se provat e organit të akuzës ishin marrë jo konformë ligjeve tha: “Këta prokurorë na kujtojnë Karla del Ponten”. Pas kësaj gjykata saktësoi gjenealitetet dhe të dhënat e tjera personale të të pandehurve, ndërsa pak minuta më vonë i dha fjalën prokurorëve për të paraqitur kërkesën për gjykim dhe listën e provave si dhe atë të dëshmitarëve. Në fund gjykata i kërkoi organit të akuzës të saktësonte listën e thirrjes së dëshmitarëve dhe adresat e tyre, ndërsa pohoi se pas dy javësh do vendoste që gjyqi të zhvillohej dy herë në javë. Në fund të seancës, avokati i Sardian Sulejmanit i kërkoi gjykatës të tregonte vendndodhjen e të penduarit Adriatik Coli. fa.ma.