“Vila 6”, kalvari deri te pronarët e ligjshëm
• "Vila 6" e lagjes së ish-Bllokut komunist në Tiranë, e njëjta që është duke u shndërruar në një mollë sherri mes pronarëve të truallit dhe Ministrisë së Jashtme, ka një të shkuar interesante.
Ferdinand Dervishi
Ajo ka nisur të ndërtohet nga Ahmet Resuli, një ish-deputet i kohës së Zogut që vinte nga Myzeqeja. Sipas nipit të tij, avokatit Ritvan Resuli, gjyshi e kishte blerë truallin, që tashmë njihet si "Vila 6", në vitin 1938. Ndërtimi i godinës kishte nisur vetëm në vitin 1940, ndërsa zhvillimet e vrullshme të kohës kishin bërë që banesa të mos përfundohej kurrë. Në vitin 1945 pronari Ahmet Resuli largohet nga Shqipëria, pasi e ndien se mund të përndiqej për idetë e veta antikomuniste si shumë miq të tjerë të tij. "Iku me mendimin që dikur të kthehej, kujtonte se gjithçka do të zgjaste pak vite, por këtu nuk i dolën parashikimet", rrëfen nipi avokat. Më tej, duke qenë se largimi i Resulit jashtë vendit konsiderohet arratisje, komunistët i vërsulen familjes së tij duke e internuar të gjithën. Ritvan Resuli pohon se, të degdisur në kampet e punës në Tepelenë, Lushnjë e Thumanë, ata janë rikthyer në Tiranë vetëm në vitin 1992. Një erë e re kishte fryrë dhe përfundimisht të gjithë menduan se jeta do kthente fletët për mirë. Por, të paktën për rimarrjen e pronës së trashëguar të gjyshit, "Vilës 6", jeta sërish u tregua e vështirë.
Kalvari me pronën
Gjyqin për rifitimin e pronës së trashëguar, nipërit dhe mbesat e Ahmet Resulit e nisin në vitin 1994. Kërkojnë të kthehet trualli bashkë me godinën. Por Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në atë kohë pretendon se, godina është bërë krejtësisht e re në vitin 1961. Madje, një komision i posaçëm që vlerësoi godinat në pronësi të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, të ndërtuar nga ish-pronarë, e përjashtoi nga objekti i punës së vet "Vilën 6". Të ndodhur në këtë pikë të vdekur, trashëgimtarët detyrohen të bëjnë një tjetër padi në gjykatë që të përcaktohej raporti shtet/pronar për godinën. Fatmirësisht trashëgimtarët paraqesin dokumente e dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se godina kishte nisur të ndërtohej që në vitin 1940. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk mundi të vërtetonte të kundërtën dhe kështu gjykata njeh bashkëpronësinë shtet/pronar të godinës. Ky vendim bën edhe korrigjimet e nevojshme në hipotekë, ku si bashkëpronarë të godinës janë Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe pronarët e truallit. Por një vit më pas shteti shkatërron gjithçka, pasi "Vila 6" këmbehet me "Vilën 30". Kjo ishte një manovër e paligjshme, me anë të së cilës shteti tentoi t'i bënte nder britanikëve për të sistemuar përfaqësinë e tyre. Në këtë pikë Ritvani nuk ka shumë dëshirë të japë detaje. Dëshiron që pluhuri që mbulon prapësitë e shtetit të mbetet i paprekur. Por po të lexosh "Historinë e ambasadës angleze në Tiranë", problemi bëhet më i qartë.
Kthesat e fatit
Nga viti 1993 deri në mars 2007 shteti strehoi në godinën e "Vilës 6" misionin e OSBE-së. Por pas disa tallazeve të tjera, siç ishte një tentativë kompensimin e pronës në një tjetër zonë të Tiranës, trashëgimtarëve të Ahmet Resulit do u vinte në ndihmë, për të rifilluar luftën e tyre të pabarabartë me shtetin, vetëm ligji 9235 (i ndryshuar) i qershorit 2004 për kthim-kompensimin e pronave. Dosja u rimor në shqyrtim në prill-maj 2007. Fatmirësisht, më në fund, Ministria e Jashtme i konfirmon Komisionit të Kthimit të Pronave se, "trualli për të cilin pretendon ish-pronari Ahmet Resuli, besojmë se është i lirë për t'u trajtuar prej jush". Ky ishte momenti kur era kthehet të fryjë për mbarë. Pasi grumbullon konfirmime nga hipoteka, bashkia, urbanistika ligjore, njësia vendore nr.5, komisioni vendos: "Njohjen e kthimit të truallit prej 1511 metër/katror, si dhe parablerjen e godinës". Vendimi i gëzimit mban datën 02.07.2007. Pasi bëhet edhe regjistrimi i pronës në hipotekë, në datën 01.11.2007 me shkresën 739/1 ministri i Ekonomisë, zoti Genc Ruli, i kërkon ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, prononcim për privatizim të godinës së "Vilës 6". Por Basha nuk kthen përgjigje. Një muaj më pas, pas dëshirës së kryeministrit Sali Berisha për t'i dhënë një godinë qeverisë së Kosovës për të vendosur ambasadën në Tiranë, i njëjti heshtës, ministri Basha drejton gishtin mbi pronën e Resulëve. Madje, e bën fakt të kryer duke nisur edhe meremetimin e saj.