E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronarët, frikë nga falsifikimi me anë të mbivendosjes në Hipotekë

• Krahas padisë në Gjykatën e Tiranës, pronarët e ligjshëm të truallit të "Vilës 6" i kanë dërguar një telegram urgjent kreut të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme në Tiranë, zotit Arben Qirjako.

Të interesuarit e paralajmërojnë drejtorin që të mos tentohet të falsifikohet hipoteka e pronës. Tekstualisht: "Ju rivëmë në dijeni se ju po tentoni të shkelni në mënyrë flagrante ligjet në fuqi. Jemi pronarë të ligjshëm të pronës në regjistrin hipotekor 03, datë 04.01.2008, zona kadastrale 8270 Tiranë. Prona jona është ish-selia e OSBE-së, Vila 6. Kushdo qoftë që do të cenojë në mënyrë të paligjshme pronësinë, do të paditet penalisht dhe do të përgjigjet para gjyqit".
Pronarët e ligjshëm të "Vila 6", pohojnë se dikur, para vitit 1997, në të njëjtën institucion është falsifikuar prona e tyre duke u këmbyer me një tjetër. Por në rastin aktual, pronarët janë frikësuar se mos në të njëjtat zyra bëhet falsifikim i pronës me anë të mbivendosjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›