Banda e Durrësit, procesi peng i avokatëve
Tiranë- Mungesa e avokatëve po mban ‘peng’ zhvillimin e procesit gjyqësor për “Bandën e Durrësit”. Seanca e radhës, që duhet të zhvillohej sot ka dështuar sërish dhe shkak është bërë mungesa e palës mbrojtëse.
Këtë radhë, ndryshe nga senaca të shkuara në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda ishin të pranishëm disa nga të pandehurit e "Bandës së Durrësit", mes tyre edhe i akuzuari si kapo i saj, Lulëzim Berisha, (që mungoi disa herë për shkka të një ndërhyrje kirurgjikale) procesi nuk është realizuar, për shkak të mospjesmarrjes së njërit nga avokatët mbrojtës.
Në fillim të seancës, avokatët kërkuan nga trupi gjykues që të nxirreshin nga salla
personat me armë dhe fjala ishte pikërisht për forcat speciale që qëndronin të maskuara dhe me automatik, në mbrojtje të të penduarit Adriatik Coli. Por, kërkesa e tyre nuk u mor parasysh dhe e rrëzoi me një vendim të ndërmjetëm.
Seanca e radhës u përcaktua e enjtja e javës së ardhshme. Në këtë proces janë të pandehur 17 persona, të cilët akuzohen për një sërë epsiodesh të rënda kriminale, mes të cilave disa vrasje, të ndodhura vitet e mëparëshme në Durrës.