E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, mbi 120 milion euro për Kosovën

Komisioni Europian ka nënshkruar sot një marrëveshje me zyrtarë të Kosovës për dhënien e një fondi prej 122.7 milion eurosh. Ato do të përdoren për zhvillimin social-ekonomik të shtetit më të ri të Ballkanit, që njohu rënie ekonimike pas luftës.

Marrëveshja u nënshkrua në bazë të programit vjetor të KE, “Instrumenti për Para-Anëtarësim”. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Komisioneri për Zgjerim, Oli Rehn tha se “vizita e tij në Prishtinë tregon për kujdesin e  KE-së  për të ardhmen evropiane të Kosovës”. Sipas Rehn, fondi i dhënë do të shkojë për projektet që synojnë përmirësimin e jetësës së qytetarëve. “I mbetet autoriteteve kosovare të sigurojnë një menaxhim të shëndoshë ekonomik, të vazhdojnë disiplinën fiskale dhe koordinimin efikas të donatorëve”, tha më tej Komisioneri.

Me fondin prej 122.7 milionë eurosh do të mbulohen 20 projekte. Ato pritet të trajtojnë një varg çështjesh, si forcimi i ligjeve, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe mbështetja për medias dhe shoqërinë civile. Programi Vjetor 2008 është pjesë e zotimit të bërë për ndarjen e 508 milionë eurosh për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›