Shpërthim në Sarajevë, një vdes, 3 plagosen
Kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva është tronditur nga një shpërthim, ku një person mbeti i vdekur dhe tre të tjerë u plagosën. Mësohet se bomba i ishte vënë një qendre tregtare në kryeqytet. Sipas policisë shpërthimi ndodhi rreth orës 12:40.
Viktimat ishin, roja e qendrës tregtare që mbeti i vrarë vra dhe tre të tjerë qytetarë që gjendein në supermarket. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë".
"Nuk dihet ende nëse mjeti shpërthyes u hodh brenda qendrës tregtare, apo ishte vendosur atje dhe u aktivizua në distancë", bën të ditur policia. Ndërsa mësohet se policia kishte marrë javën e kaluar një njoftim të rremë për vendosjen e një bombe në këtë qendër tregtare.