Banda e Durresit prokuroria kerkon 234 vite burg dhe 4 te perjetshem
234 vite burg dhe 4 dënime me burgim të përjetshëm ka kërkuar prokurori Anton Martini për 16 anëtarët e bandës së Durrësit.
Dosja e konkluzioneve përfundimtare prej 282 faqesh e organit të akuzës, është lexuar për rreth 6 orë në gjykatën e Krimeve të Rënda.
Martini ka kërkuar burgim të përjetshëm për Lulzim Berishen, Indrit Taullajn, Endrit Doklen dhe Plaurent Dervishajn.
Për të penduarin dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë Adriatik Coli (dikur mik i Lulzim Berishës dhe anëtarëve të tjerë) prokuroria ka kërkuar dënimin përfundimtar prej 10 vitesh.
Martini ka kërkuar dënimin me nga 25 vite burg për 7 anëtarë të kësaj bande, për dy anëtarë ka kërkuar nga 21 vite burg ndërsa për dy të tjera nga 20 vite burg.
Pretenca e prokurorit ka ngjallur reagime dhe debate në seancën e sotme pasi duket se avokatet mbrojtës, të pandehurit dhe familjarët e tyre prezent në sallë nuk e kishin parashikuar se organi i akuzës mund të kërkonte kaq vite burg.
Procesi i bandës së Durrësit zgjat prej shume vitesh që nga data 17 qershor të vitit 2007.
Të akuzuarit si anëtarë të bandës së Durrësit, akuzohen për nëntë vrasje, 11 plagosjes, e akuza të tjera të rënda në kuadër të organizatës kriminale.
Me kërkesën e avokatëve mbrojtës seancë e radhës u shty për ditën e enjte ku do të jepen konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes.