E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët bukuroshë, kryeson presidenti shqiptar Bamir Topi

SHBA- Në bazë të një tradite hollivudiane ku meshkujt simpatik luajnë rolin e kandidatëve presidencialë, bukuroshi që të lë pa frymë George Clooney ka zgjedhur veten për të luajtur liderin në filmin "The Ides of March", (Idetë e Marshimit).

Clooney është bashkëskenarist e regjisor dhe luan në filmin rreth një guvernatori që konkurron të bëhet President i SHBAve gjatë një fushate që drejtohet nga një idealist (Ryan Gosling) dhe një veteran (Philip Seymour Hoffman). Publiku është mësuar të shohë aktorët e bukur si "material presidencial" në filma. E mbani mend Robert Redford tek "Kandidati" në vitin 1972? Por vota për Presidentin imagjinar më simpatik duhet të përfshinte Michael Douglas tek "The American President" (1995), Bill Pullman te "Independence Day" (1996), Kevin Kline te "Dave" (1993) dhe Luke Wilson tek "Idiocracy" (2006).

Për fat të keq, në botën e vërtet është pak e vështirë të gjesh vendimmarrës aq të bukur sa Clooney. Edhe pse kasta ndërkombëtare e Presidentëve, kryeministrave dhe mbretërve i ngjan më shumë Presidentit Dei (Jack Nicholson) në filmin "Mars Attacks", një kërkim jo shkencor ka nxjerrë në pah 11 kandidatë fotozhenike. Natyrisht nuk po marrim në konsideratë presidentin amerikan Barak Obama për këtë liste sepse nuk duam të bombardohemi nga email-et edhe pse ai është mjaft i pashëm.

E ndërsa nuk jemi shumë të sigurt për aftësitë e tyre në politikë apo në aktrim, liderët e mëposhtëm janë gati për t'u xhiruar.

Rolet perfekte për krerë të shteteve:
Presidenti shqiptar Bamir Topi
Roli perfekt: Pjesa e Colin Firth në një serial te "Fjalimi i Mbretit"
(The King's Speech)
Presidenti i Ekuadorit Rafael Correa
Roli perfekt: personazhi i Matthew McConaughey tek "Ghosts of Girlfriends Past"
Presidenti rus Dmitry Medvedev
Roli perfekt: Tom Cruise. Ky është Maverick-u i ri për "Top Gun".
Presidenti serb Boris Tadiç
Roli perfekt: Xhejms Bondi i ardhshëm.
Kancelari i Austrisë Werner Faymann
Roli perfekt: Ai duket sikur është bërë për të kënduar Thank Heaven për "Little Girls" (Vajza të vogla) në Gigi.
Kryeministri i Finlandës Jyrki Katainen
Roli perfekt: Hiqjani syzet dhe shtoni ca kaçurela të Johnny Depp për të luajtur "Cry-Baby".
Kryeministri francez Francois Fillon
Roli perfekt: Hiqni qafe Harrison Ford për rolin e presidentit tek "Air Force One".
Kryeministrja tajlandeze Yingluck ShinaWatra
Roli perfekt: Elizabeth Swann, roli i luajtur nga Keira Knightley, tek
"The Pirates of the Caribbean" (trilogjia Piratet e Karaibeve).
Kryeministri portugez Pedro Passos Coelho
Roli perfekt: Dirty Harry.
Presidentja e Kosta Rikës Laura Chinchilla
Roli perfekt: Roli hakmarrës i Jennifer Lopez tek "Enough" (Mjaft).
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›