iPhone 4S, shiten 1 milion për 24 orë
Sipas Apple, porositë për iPhone 4S kanë arritur në 1 milion vetëm brenda një dite, duke thyer rekordin e modelit të vitit të shkuar.
Apple Inc. dhe kompani të ndryshme në SHBA, Australi, Kanda, Francë, Gjermani, Angli dhe Japoni kanë filluar të publikojnë shifrat e iPhone-ve të porositur gjatë të premtes.
Modeli bazë i iPhone 4S kushton 200 dollarë me kontratë. Ai ka njw procesor më të shpejtë dhe një kamera të përmirësuar në lidhje me modelin e fundit. Gjithsesi, shumë konsumator dhe investitor u zhgënjyen nga Apple, që nuk solli ndryshime më radikale në modelin e ri.
Pavarësisht nga rekordi i ri i vënë nga iPhone 4S, është e vështirë të përcaktohet nëse kërkesa e konsumatorëve është më e fortë për produktin e ri krahasuar me atë të versioneve të mëparshme. Porositë për iPhone 4 vitin e shkuar arritën në 600 mijë, por Australia dhe Kanadaja nuk ishin ndër vendet e lancimit – ata e morën telefonin një muaj më vonë.
Apple ka rritur gjithashtu edhe numrin e operatorëve telefonik që shesin telefonin në cdo vend. Kjo ka shumë rëndësi në SHBA, ku AT&T ishte i vetmi operator për iPhone verën e shkuar. iPhone 4S u shit edhe nga Verizon Wireless de Sprint Nextel Corp.
Kjo do të thotë që baza e konsumatorit potencial për iPhone-in u zgjerua që prej nxjerrjes së modelit të fundit.
(a.h/BalkanWeb)