E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama riperserit 10 pikat e propozuara

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ripërsëriti 10 propozimet e tij për nisjen e dialogut me mazhorancës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Kryesocialisti sërish iu drejtua kryeministrit Berisha për një përgjigje, duke shtuar në propozimet e tij edhe ndryshimin e Kushtetutës.

Dhe serish kryesocialisti nuk lëvizi nga 10 kushtet e tij për nisjen e dialogut e në veçanti të hetimit për kabllogramet e ëikileaks.

Në një kohë kur programi i socialisteve është ende duke u hartuar, Edi Rama vuri në dukje se Partia Socialiste do të premtojë ndryshim të taksimit. Të pasurit do të paguajnë më shumë, se personat me të ardhura modeste.

Kryesocialisti nuk la pa përmendur rëndësinë e projektligjit për heqjen e TVSH-së së një sërë produktesh ushqimore, edhe si një premtim të socialisteve për të ardhmen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›