“Banda e Durrësit” tani dy seanca gjyqësore në javë
Trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda doli me këtë përfundim pasi ndaj anetarëve të bandës janë zhvilluar vetëm dy seanca të rregullta gjyqësore që nga 17 qershori i 2007, që kur ka nisur procesi ndaj 16 të pandehurve
TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot zhvillimit e procesit ndaj bandës se Durrësit dy herë në javë. Shtyrja e njëpasnjëshme e seancave gjyqesore ndaj një prej grupeve kriminale të cilësuar si më të rrezikshmet, detyroi gjykatën të marrë një vendim të tille. Trupi gjykues erdhi ne kete përfundim pasi ndaj anetarëve të bandës jane zhvilluar vetëm dy seanca të rregullta gjyqësore që nga 17 qershori i 2007, qe kur ka nisur procesi. Ndërkohë që mbeten një sere akuzash per tu shqyrtuar, nje numer i madh prej 16 te pandehurish per t’u pyetur, po ashtu dhe nje numer i madh prej 105 deshmitaresh, perfshi ketu edhe Adriatik Colin, nje prej pjesetareve te bandes, por me statusin e te pandehurit. Pervec kesaj trupi gjykues vleresoi se zgjatja pa fund e procesit rrezikon gjithashtu edhe perfundimin e afateve te paraburgimit ndaj 13 anetereve qe aktualisht gjendet ne burg. Proceset ndaj Bandes se Durresit jane shtyre ne menyre sistematike sa per mungese te avokateve mbrojtes,ashtu dhe per mungesen e te pandehurve.
Në këtë proces janë të pandehur 16 persona, të akuzuar për disa episode të rënda kriminale, ndër to, disa vrasje të ndodhura vite më parë në Durrës.
Sipas të dhënave të Prokurorisë, në fillimet e saj, në vitin '97,"Banda e Durrësit" drejtohej nga i pandehuri Lulzim Berisha. Më pas, me kalimin e kohës, anëtarët e saj u përfshinë në konflikte me njëri- tjetrin, duke krijuar grupe rivale.
Pjesa më e madhe e të pandehurve të "Bandës së Durrësit" janë arrestuar në këto tre vitet e fundit nga forcat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila për disa vite hetoi çështjen penale ndaj tyre.
(d.b/News24/BalkanWeb)