Durrës, rrezikohet anija moldave

Dallgët e forta në raden e portit të Durrësit për pak sa nuk kanë mbytur një anije me flamur moldav. Anija "San" ndodhej në vështirësi të mëdha për shkak se ngarkesa e saj prej 2 mijë tonesh me materiale mobilerie ishte anuar duke rrezikuar gjithë mjetin lundrues. Ekipet e shpëtimit dhe mjetet e portit të Durrësit kanë ndërhyrë duke e futur anijen e rrezikuar në një nga kalatat e portit ku është e mbrojtur nga forca e detit.
Erërat me shpejtësi 20 metra në sekondë kanë vënë në rrezik mjetet e vogla. Anija me flamur moldav ishte nisur nga një port turk për në Durrës