Banda e Durrësit, zihen avokatët, dështon seanca
Edhe pse në seancën e sotme kanë qënë të gjithë avokatët e të pandehurve, shkak kanë qënë sërisht ata që seanca të përfundojë pa nisur mirë. Nje debat mes tyre beri qe avokati i nje prej te pandehurve te sabotoje seancen
TIRANE-Procesi gjyqësor i sotëm ne Gjykaten e Krimeve te Renda ndaj Bandës së Durrës ka dështuar, duke sjellë kështu dështimin e seancës së radhës. Edhe pse në seancën e sotme kanë qënë të gjithë avokatët e të pandehurve, shkak kanë qënë sërisht ata që seanca të përfundojë pa nisur mirë. Një debat i fortë mes tyre bëri që avokati Vangjel Muzina i të pandehurit Selman Heti të largohet duke sabotuar procesin. I pandehuri kërkoi avokat dhe kërkoi që seanca të mos vazhdojë pa praninë e avokatit të tij. Në këto kushte gjyqtari nuk vazhdoi seancën që është në fazën e dëgjimti të dëshmive.
Nga 67 seanca gjyqesore që duhet të zhvilloheshin deri më sot jane zhvilluar vetem 14. Shumica eshte shtyre per mungese avokateve mbrojtes.
Banda e Durrësit cilësohej si një ndër bandat kriminale më të rrezikshme në vend. Banda kriminale me drejtues te perbashket Lulezim Berisha dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 ne qytetin bregdetar. Kjo Bandë dyshohet si autore e nje seri vrasjesh te ndodhura në Durres e Tirane, nga viti 1998 e ne vazhdim, trafikim lendesh narkotike etj.
(d.b/BalkanWeb)