Gjykata hedh poshtë kërkesën e Pinarit
Pinari, së bashku me Mihal Delijorgjin, pronar i fabrikës "AlbaDemil", dhe drejtorin teknik të saj, Dritan Minxholli, janë arrestuar në 17 mars të vitit të kaluar, 2 ditë pas shpërthimit të fabrikës në Gërdec
TIRANE-Ish-drejtori i MEICO-s së Ministrisë së Mbrojtjes, Ylli Pinari, ka dështuar në tentativën për të marrë mbrapsht dokumentet dhe sendet personale të sekuestruara nga Prokuroria në zyrën e tij, pas arrestimit. Pinari, së bashku me Mihal Delijorgjin, pronar i fabrikës "AlbaDemil", dhe drejtorin teknik të saj, Dritan Minxholli, janë arrestuar në 17 mars të vitit të kaluar, 2 ditë pas shpërthimit të fabrikës në Gërdec. Si pasojë e shpërthimit të fabrikës së demontimit dhe çmilitarizimit të predhave dhe municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, u plagosën 300 dhe u shkatërruar apo u dëmtuan mbi 5000 banesa e biznese në zonë. Pinari kishte bërë padi për mosnjohjen e procesverbalit të këqyrjes së zyrës së tij dhe sekuestrove që janë bërë në zyrë. Në seancën e djeshme, gjyqtari Petrit Çomo vendosi të pushojë çështjen për kthimin e dokumenteve dhe sendeve personale të zyrës, Pinarit. Gjyqtari Çomo shpalli moskompetencën dhe e motivoi vendimin e tij me faktin që çështja e Pinarit ndodhet tashmë në Gjykatën e Lartë, dhe i takon kësaj gjykate të shprehet edhe për këto materiale të sekuestruara. Pinari u përfaqësua në seancën e djeshme nga avokati Ardian Leka.
(d.b/GSH/BalkanWeb)