Kuvend, nis seanca, diskutohet për NATO-n
Seanca e sotme e radhes ne Kuvend u përfshi nga diskutimet mbi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, një proces që u përshëndet nga deputetë të të gjitha grupeve parlamentare. Sot pritet te votohet ligji per ish-teperndjekurit
TIRANË- Kuvendi ka nisur sot takimin e fundit të ligjvenesve shqiptare perpara Samitit të Strasburgut ku do te zhvillohet ceremonia e pranimit te Shqiperisë dhe Kroacisë me të drejta të plota në NATO. Kuvendi nisi të rreth orës 10:00 paradite punimet e seancës plenare me diskutimet e deputetëve për çështje jashtë rendit të ditës. Seanca e sotme plenare u përfshi nga diskutimet mbi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, një proces që u përshëndet nga deputetë të të gjitha grupeve parlamentare.
Aktualisht, axhenda parlamentare po vijon me shqyrtimin e disa ndryshimeve në marrëveshjen e koncensionit, të formës “BOT”, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e Pontilit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre, në zonën bregdetare të Porto - Romanos, Durrës, , të p/ligjit "Për administratën detare të Republikës së Shqipërisë", si dhe një ndryshim në ligjin "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare".
Në seancën e sotme pritet të votohet dhe në tërësi p/ligji "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga regjimi komunist", që u votua vetëm në parim dhe nen për nen në seancën e së hënës (30 mars).
(d.b/BalkanWeb)