E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesimi, rritet prezenca e bizneseve turke në Shqipëri

Për katër ditë me radhë, bizneset e dy vendeve mike patën mundësi të njiheshin nga afër me produktet dhe shërbimet e ndryshme, duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin. Panairi i Produkteve Turke, që u zhvillua në datat 27-30 mars 2009, solli në Tiranë 70 biznese të njohura, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike të të dyja vendeve. Gjatë këtyre ditëve u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme mes bizneseve, duke e mbyllur me firmosjen e dy krerëve të Dhomave të Tregtisë, të Tiranës dhe Stambollit. Panairin e vizituan krerët më të lartë të shtetit, përfshi Kryeministrin Berisha, i cili vlerësoi rolin e biznesit turk në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Panairi zhvillohej për herë të katërt, pas panaireve 2001, 2003 dhe 2004. Ai organizohej nga Dhoma e Tregtisë së Stambollit me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Tregtisë së Jashtme të Turqisë. Bizneset turke u përfaqësuan nga firma të sektorit industrial, prodhues tekstilesh, kozmetike, mobilie, nga materiale ndërtimi e deri te produktet e pastrimit, ushqimore dhe shumë të tjera. Qëllimi i panairit nuk ishte vetëm zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare ndërmjet dy vendeve, por edhe social-kulturore. Ndërsa në vitin 2004, vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve ishte 170 milionë dollarë, duke shtuar dhe ndikimin e panaireve të organizuara, në vitin 2008, vëllimi tregtar arriti 340 milionë dollarë.

Që në ditën e parë të panairit të produkteve turke u firmos memorandumi i bashkëpunimit mes kreut të Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Gjokë Uldedaj, dhe kryetarit të Dhomës së Tregtisë së Stambollit, Murat Yalcitas. Marrëveshja u firmos në prani të Kryeministrit Sali Berisha. Midis institucioneve të biznesit, Dhomave të Tregtisë të të dyja vendeve dhe biznesmenëve turq e shqiptarë, ka lidhje të hershme, që vitet e fundit janë shtuar dhe forcuar edhe më shumë.

Dhoma e Tregtisë, në bashkëpunim me Përfaqësinë e Tregtisë së Jashtme Turke, gjatë vitit të kaluar ka dërguar disa delegacione ekonomike me mbi 240 biznesmenë në Turqi, që kanë sjellë një ndikim të dukshëm në rritjen e bashkëpunimit tregtar.

Rezultat i kësaj klime është edhe fakti që në Shqipëri kemi një komunitet të fuqishëm të biznesit turk, të cilët kanë investuar në fushat kryesore të ekonomisë shqiptare, në banka dhe në sektorë strategjikë.

Njoftim për konferencë shtypi

Ekspertët evropianë zbulojnë 25 gabime dhe mangësi me pasoja në studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) të Termocentralit (TEC) me qymyr në Porto Romano.

Ditën e enjte, më datë 2 prill 2009, grupimi "Ekolëvizja" mban konferencën për shtyp lidhur me:

"Gabimet dhe mangësitë e Vlerësimit të Ndikimit mbi Mjedis të Termocentralit me qymyr në Porto Romano"



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›