E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda e Lushnjes 2 kerkohen dy burgime perjete dhe 90 vite burg



Artan CENA
TIRANE - Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar nga gjykata dy denime te perjetshme dhe 90 vjet burg te tjere ne total per shtate te pandehurit e pjeses se dyte te bandes se Lushnjes. Gjate konkluzioneve perfundimtare dy prokuroret e ceshtjes Besnik Muci dhe Gentian Trenova i kerkuan trupit gjykues te kryesuar nga Gerd Hoxha shpalljen fajtor dhe denimin e te pandehurve Arben Borici dhe Ilir Stergu me burgim perjete. Per te pandehurit Afrim Hoxha dhe Erjon Cici akuza kerkoi denimin e tyre me nga 25 vjet burgim secili ndersa per te pandehurin Rexhep Gina u kerkua 23 vjet burgim. Prokuroret kerkuan shpalljen fajtor dhe denimin e Jorgo Muzakes me 11 vjet burgim. Per te fundit te grupit Arjan Alico u kerkua denimi me 6 vjet burg.
HETIMET
Ngjarjet per te cilat prokuroria kerkoi edhe shpalljen fajtore edhe denimin e tyre e ka zanafillen ne muajin korrik te vitit 1997 ne qytetin e Lushnjes kur eshte vrare me arme zjarri Ramadan Shkurti i vellai i te pandehurit Alfred Shkurti me emer te ndryshuar Aldo Bare. Ne kete date i pandehuri Aldo Bare se bashku me Ramadan Shkurtin Enver Rabijen dhe Bardhyl Rabijen jane nisur me nje autoveture ne drejtim te lokalit ku ndodhej Artur Daja. Kur jane afruar rreth 5 metra i pandehuri Aldo Bare se bashku me personat e tjere te ndodhur ne automjet kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te lokalit ku ndodhej Artur Daja. Pas fillimit te goditjes edhe nga ana e lokalit kane filluar te qellojne ne drejtim te automjetit. Gjate shkembimit te zjarrit ka mbetur i vdekur Genc Kashari brenda ne veranden e lokalit ku ndodhej edhe Artur Daja. Ne veranden e lokalit nen shoqerimin e Artur Dajes ndodheshin familjare te tij shtetasi Gramoz Selmani etj. Pas shkembimit te zjarrit i pandehuri Aldo Bare se bashku me shtetasin e plagosur aty Enver Rabija jane larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes duke vazhduar te qellonin here pas here ne drejtim te lokalit. Ne vendngjarje pikerisht ne automjet mbeten te plagosur Ramadan Shkurti vellai i te pandehurit Aldo Bare dhe Bardhyl Rabija. Nga shkembimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe Artur Daja i cili i afrohet ne automjetin ku ndodheshin te plagosurit Bardhyl Rabija dhe Ramadan Shkurti duke i qelluar nga afer me arme zjarri shkrepje qe i solli vdekjen e menjehershme. Per kete vrasje te vellait te tij i pandehuri Aldo Bare akuzoi Artur Dajen si ekzekutor.
HAKMARRJET
Per kete arsye se bashku me grupin e tij i pandehuri Aldo Bare ka tentuar disa here per te vrare Artur Dajen. Pas vrasjes te vellait te tij i pandehuri Aldo Bare me qellim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja shokeve miqve dhe te afermve te tij krijoi te ashtuquajturen banda e Lushnjes. Fillimisht ne kete grup u mblodhen te pandehurit Ilir Stergu Afrim Hoxha Arben Borici Enver Borici Enver Dondollaku shoke miq dhe te aferm te pandehurit Aldo Bare dhe vellait te tij Ramadan Shkurti te vrare. Sipas hetimeve te pandehurit nen urdhrat e Aldo Bares kane kryer nje seri veprash kriminale.

Kerkesat e prokurorise
Arben Borici burgim perjete
Ilir Stergu burgim perjete
Afrim Hoxha 25 vjet burg
Erion Niko Cici 25 vjet burg
Rexhep Gina 23 vjet burg
Jorgo Muzaka 11 vjet burg
Arjan Alico 6 vjet burg

1 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›