LULZIM BASHA Bllokimi i pasurive kriminale kemi presione nga politika
TIRANE - Bllokimi nga policia i aseteve kriminale te personave te ndryshem eshte shoqeruar me presione politike. Deklarata ka ardhur nga ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate takimit te peste te bordit te paleve te interesuara te PAMECA 3. Ai pershendeti bashkepunimin e Policise se Shtetit me Prokurorine per evidentimin dhe goditjen e aseteve kriminale. Duke permendur ndjekjen me sukses te 8 rasteve deri tani si dhe te shume rasteve te tjera te cilat pritet te perfundojne me sukses para gjykatave ne muajt qe vijojne ministri Basha u shpreh se goditja e aseteve te krimit eshte per Ministrine e Brendshme dhe per qeverine shqiptare prioritet kryesor ne luften kunder krimit te organizuar. Kjo eshte nje faze shume e komplikuar dhe e veshtire ne luften kunder krimit te organizuar. Eshte nje faze e cila nuk kerkon vetem perkushtim por profesionalitet dhe dedikim te plote te te gjitha burimeve njerezore dhe materiale. Eshte nje faze ne te cilen nuk kane munguar dhe me gjasa nuk do te mungojne presionet e krimit te organizuar apo dhe te ardhura nepermjet politikes por vullneti i qeverise shqiptare eshte i qarte. Lufta kunder krimit te organizuar dhe aseteve te tij do te vazhdoje me tolerance zero asetet e krimit do te goditen identifikohen dhe konfiskohen dhe kjo lufte do te vazhdoje duke shperfillur cdo presion te krimit te organizuar apo dhe te perfaqesuesve te tij publike. Do te vazhdoje pavaresisht tendencave per te kamufluar ndryshuar apo transferuar asetet brenda dhe jashte territorit te vendit. Ne kete lufte Policia e Shtetit dhe drejtuesit e saj kane mbeshtetjen e plote jo vetem te qeverise por edhe te publikut shqiptar sepse eshte e qarte per cdo qytetar se eshte pikerisht lufta kunder krimit te organizuar lufta kunder korrupsionit nje nga faktoret kryesore te perparimit te Shqiperise ne rrugen drejt integrimit europian dhe ne vecanti drejt arritjes se nje stacioni te rendesishem prane te cilit gjendemi tashme sic eshte levizja e lire e qytetareve - deklaroi ministri Basha.
1 Tetor 2010