E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Buxheti i vititi 2009, antikrize

Opozita i ka kerkuar qeverise qe te rishikoje projektbuxhetin e vitit te ardhshem per te zbutur pasojat qe, sipas saj, do te sjelle kriza boterore ne ekonomine e vendit. (UPDATE)

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, renditi disa prej kercenimeve qe mbart tkurrja e paralajmeruar e ekonomise per vitin e ardhshem.

"Për vitin 2009 rritja ekonomike mund të jetë më e vogël  rreth 3.5 %,  kjo do të sjellë më pak të ardhura në buxhet duke rrezikuar një defiçit më të lartë, kjo mund të rrisë papunësinë dhe varfërinë", u shpreh Malaj.

Buxheti i vitit 2009 vjen ne nje vit zgjedhjesh, por dhe ne kushtet e nje krize te perbotshme, e cila sipas FMN, mund te sjelle nje ngadalesim te forte te ekonomise ne Shqiperi.

"Te gjitha keto rreziqe mund te menjanohen duke ulur abuzimet me fondet publike dhe korrupsionin si dy faktore qe grryejne mbledhjen e te ardhurave", u shpreh Malaj.

Buxheti i vitit 2009, parashikon nje total shpenzimesh prej 383 miliarde leke, ndersa te ardhurat planifikohen 333 miliarde leke, me nje deficit prej 4.2 per qind te produktit te brendshem bruto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›