E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Lushnjes", deshmitaret refuzojne gjykaten

Tirane - Deshmitaret e thirrur me forca nga akuza per te dhene deklarimet e tyre ne ngarkim te "Bandes se Lushnjes" kane kercenuar trupin gjykues se nuk do te paraqiten here tjeter. "Kemi per te ushqyer femijet, eshte hera e peste qe vijne ne gjykate, po te doni na pyesni tani. Heres tjeter nuk vijme" keshtu i kane bere me dije dje, trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtarja Marsela Balili tre deshmitaret, Shkelqim Haxhia, Mallzem Kase, Tefik Gina, te cilet ishin shoqeruar me dhune nga policia per te dhene deklarimet e tyre para trupit gjykues. Ne salle ndodheshin gjithashtu edhe dy deshmitare te tjere. Por ashtu edhe si seancat e meparshme shkak per moszhvillimin e procesit gjyqesor ka qene mungesa e avokateve mbrojtjes. Shtyrjet e seancave te fundit ka sjelle nervozizem nga deshmitaret te cilet duhet te vijne nga qyteti i Lushnjes, sa here qe thirren per ne Gjykate te Krimeve te Renda. Ne seancen e djeshme avokatet mbrojtes te cilet qene te pranishem ne salle i kerkuan trupit gjykues qe mos te pezulloheshin afatet e paraburgimit per klientet e tyre, pasi keta te fundit kane qene ne cdo seance dhe nuk jane bere pengese per shtyrjen e saj. Ndersa avokati mbrojtes i te pandehurit Arjan Alico i ka kerkuan trupit gjykues vecimin e ceshtjes nga te pandehurit e tjere. Por gjykata, e cila eshte keshilluar ne vend ka rrezuar kerkesen e paraqitur nga avokati mbrojtes. Sipas vendimit te marre nga trupi gjykues, kjo kerkese duhet t'i paraqitet gjykates ne momentin qe te jene prezente, te gjitha palet. Ne seancen e radhes do te thirren per te dhene shpjegimet e tyre pese deshmitaret qe ishin te pranishem ne salle, ndersa do te lexohen edhe deklarimet e tre vellezerve te Artur Dajes te dhena ne vitin 2006, perpara hetuesve te prokurorise, te cilet u bene edhe "sebep sherri" mes avokateve dhe gjykates. Te pandehurit te cilet akuzohen si anetare te "Bandes se Lushnjes" jane Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Redinalda Caushaj

Deshmitaret

Pese deshmitaret ishin thirrur nga organi i akuzes per te dhene shpjegime per "Banden e Lushnjes", njohjet e tyre me te pandehurit apo me viktimat. Keta te fundit do te pyeten per ngjarje te ndodhura ne kete qytet, ku dyshohet te kene qene te pranishem. Gjykata do t'i shoqeroje me force ne rast se ata nuk paraqiten ne salle per te dhene shpjegime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›