Plagoset ne lokal Rustemi, enigme rrethanat e krimit
Vlore- Qyteti i Vlores vazhdon te tronditet nga ngjarjet e renda. Mesnaten e se enjtes eshte shenuar plagosja e trete brenda 24 oreve, duke e cuar ne shtate numrin e ngjarjeve te tilla kriminale brenda tre javeve. Nje 34 vjecar ka mbetur i plagosur me nje plumb, ne rrethana ende misterioze. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Llakatund, kur Osman Rustemi perfundoi ne spital me nje plage ne shpatull. Policia mberriti menjehere ne vendngjarje duke kryer shoqerimin e disa personave. Rustemi gjendej ne lokalin e fshatit dhe ishte duke pire kafe ne nje tavoline se bashku me nje person tjeter, kur ka ndjere nje goditje nga pas dhe eshte mbuluar nga gjaku. Te pranishmit e kane derguar menjehere ne urgjence, por nuk munden te dallonin nga erdhi e shtena. Burime zyrtare te policise thane se gjate deshmise 34 vjecari ka thene se nuk ka pasur konflikte dhe po hetojne ne pisten e nje plumbi "qorr" qe ka goditur te riun. Rustemi eshte shprehur se nuk e ka pare nga erdhi plumbi, qe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Agjentet po hetojne ne vepren penale te "plagosjes" ndersa nuk kane zbardhur ende rrethanat. Mjeket thane se gjendja e 34 vjecarit eshte jashte rrezikut per jeten.
O.Hila
O.Hila