Trafiku i droges se Lazaratit, kapet romi me 3 kg marihuane
Gjirokaster- Trafikantet e droges ne kerkim te rrugeve te reja te shit-blerjes se lendeve narkotike. Nje 25 vjecar rom, banues ne Berat, eshte kapur duke u gdhire dita e djeshme ne lagjen Zinxhira te Gjirokastres, ku banon pjesa me e madhe e komunitetit rom, ndersa akuzohet si pronar i 3 kg marihuane. Policia dyshon se droga e ka origjinen ne Lazarat dhe se i dyshuari Elton Kanani do e dergonte ne drejtim te qytetit te tij. Ai e kishte fshehur lenden narkotike ne banesen e nje 30 vjecareje.
Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, rreth ores 23.30, te se enjtes nga ana e specialisteve te Seksionit te Luftes Kunder Droges eshte bere arrestimi ne flagrance i 25 vjecarit Elton Kanani, i dyshuar se ka konsumuar vepren penale te "prodhimit e mbajtjes se lendeve narkotike". Gjate nje kontrolli te ushtuar ne zonen ku banon komuniteti rom, ne lagjen Zinxhira, efektivat e policise kane gjetur ne banesen e Liri B., 3 kg e 200 gr lende narkotike te dyshuar si marihuane. "Ne baze te informacioneve te marra ne ushtruam nje kontroll ne banesen e saj gjate te cilit zbuluam sasine e droges", thote nje prej efektiveve te policise, pjesemarres ne kete operacion. "Nga deklarimet e marra nga pronarja e baneses, rezultoi se sasine e droges e kishte lene 25 vjecari Kanani", pohon per gazeten "KJ" zedhenesi Gentian Mullai.
Gjate kerkimeve te metejshme eshte bere lokalizimi dhe me pas ndalimi i Elton Kananit dhe sekuestrimi i lendes narkotike ne cilesine e proves materiale. I riu eshte marre ne pyetje per te rrefyer vendin dhe personat ku bleu lenden narkotike si dhe cmimin e itinerarin e trafikimit te saj.
Blerim Kore