Demi qe ka pesuar SHBA duhet te riparohet me urgjence
Nga Francis Fukuyama
Shperthimi i bankave te investimeve ne Amerike, zhdukja e me shume se nje trilion dollare pasuri ne burse brenda nje dite, shkalla e thyerjes se Wall-Street mund te jete shume me gjigante. Megjithate pikerisht ndersa amerikanet pyesin se perse ata duhet te paguajne nje shume prej 700 miliard $ per te parandaluar shperthimin e ekonomise, shume pak jane duke diskutuar nje kosto potencialisht shume me te madhe per SHBA - demin ndaj "markes" se Amerikes.
Dy idete themelore amerikane kane dominuar mendimin global prej fillimit te viteve 1980, kur Ronald Regani ishte president. E para ishte nje vizion i kapitalizmit, i cili argumentonte se taksat e ulta, normat e lehta dhe nje qeveri e vogel do te ishin motori per rritjen ekonomike. E dyta ishte Amerika si promotore e demokracise liberale neper bote. Eshte e veshtire te kuptosh sesa keq jane diskredituar tiparet e markes amerikane. Midis 2002 dhe 2007, ndersa bota ishte duke gezuar nje rritje ekonomike te paprecedent, ishte e lehte te injoroheshin ata te cilet denonconin modelin ekonomik amerikan si "kapitalizem kauboj", por tani ekonomia amerikane kercenon te terheqe poshte me te, edhe pjesen tjeter te botes. Ne kuadrin e motos se nje qeverie me te vogel, Uashingtoni ka deshtuar per te rregulluar ne menyre adekuate sektorin financiar.
Demokracia kishte humbur shkelqimin edhe me pare. Ne nje kohe qe ishte vertetuar se Sadam Huseini nuk kishte pasur arme te shkaterrimit ne mase, administrata Bush u perpoq te justifikonte luften e Irakut duke e lidhur ate me nje "program lirie" me te gjere; papritmas, promovimi i demokracise ishte nje arme kryesore ne luften kunder terrorizmit. Rivendosja e joshjes se markes eshte nje sfide po aq e madhe sa edhe stabilizimi i sektorit financiar. Dhe ne nuk mund te fillojme, derisa te kemi kuptuar qarte se cfare nuk ka funksionuar.
Revolucioni Regan-Tecer shkaktoi nje numer te madh vuajtjesh, ndersa industrite u tkurren ose u mbyllen. Por ai gjithashtu hodhi themelet per tre dekada rritje ekonomike dhe daljen e sektoreve te rinj, te tille si teknologjia e informacionit dhe bioteknologjia. Megjithate, ashtu si te gjithe momentet transformuese, revolucioni humbi drejtimin e tij, per arsye se ai u be nje ideologji e paster, jo nje pergjigje pragmatiste ndaj teprimeve te shtetit social.
Dy konceptet ishin te shenjta: qe shkurtimi i taksave duhej te ishte vetefinancuar dhe tregjet financiare duhej te veterregulloheshin. Perpara viteve 1980, konservatoret nuk ishin te gatshem te shpenzonin me shume sesa ata merrni nga taksat. Por politikat e Reganit futen idene se virtualisht, cdo takse do te ishte nxitese per rritjen ekonomike, keshtu qe qeverite do te merrnin ne fund, me shume te ardhura. Faktikisht, pikepamja tradicionale ishte korrekte: nese ju shkurtoni taksat pa shkurtuar shpenzimet, ju do te perfundoni me nje deficit shkaterrimtar - shkurtimi i taksave nga Regani ne vitet 1980' prodhoi nje deficit te madh; rritja e taksave nga Klinton ne vitet 1990' solli nje suficit.
Fakti qe ekonomia amerikane u rrit aq me shpejtesi ne vitet e Klintonit nuk tronditi bindjen konservatore ne shkurtimin e taksave. Dhe globalizimi maskoi plasaritjet ne kete arsyetim per disa dekada. Te huajt duken pafundesisht te gatshem qe te mbajne dollaret amerikane, duke lejuar qeverine amerikane te vazhdoje te mbaje deficite dhe te gezoje nje rritje te larte ekonomike. Kjo eshte arsyeja se perse ne fazen fillestare, Dik Cenei mesohet t'i kete thene presidentit Bush se mesimi i viteve 1980 ishte qe "nuk ka rendesi".
Pika e dyte e besimit - liberalizimi financiar - ishte nxitur nga nje aleance e rrezikshme e besimtareve te vertete dhe Wall-Street. Kjo prodhoi permbytjen nga prodhimet e reja novatore te tilla si obligacionet e borxheve, te cilat indirekt jane thelbi i krizes aktuale.
Institucionet financiare jane mbeshtetur mbi besimin, i cili mund te demonstrohet vetem nese qeverite sigurojne se ato jane transparente dhe te detyruara ne rreziqet qe ato marrin persiper me parate e te tjereve. Sektori gjithashtu eshte i ndryshem per arsye se shembja e institucionit financiar cenon jo vetem aksioneret dhe punonjesit e tij, por edhe nje mori spektatoresh te pafajshem. Sinjalet se revolucioni i Reganit kishte marre nje devijim te rrezikshem kane qene te qarta gjate dekades se kaluar. Nje paralajmerim i hershem ishte kriza financiare aziatike e 1997-1998. Perderisa Tailanda dhe Koreja e jugut liberalizuan tregjet e kapitaleve, monedha e nxehte filloi te derdhej brenda tyre, duke krijuar nje flluske spekulative, duke dale pastaj me shpejtesi jashte kontrollit pas shenjes se pare te telasheve.
Kina bashke me vendet e tjera filluan te blinin dollare si pjese te nje strategjie per te nenvleftesuar monedhat e tyre. Kjo do te thoshte qe SHBA mund te shkurtonin taksat, te financonin konsumin, te paguanin per dy luftera te shtrenjta dhe te pesonin nje deficit fiskal. Por rritja e deficitit ishte dukshem e pambeshtetur; heret ose vone te huajt do te vendosnin qe Amerika nuk ishte nje vend i tille i madh per parate e tyre. Renia e dollarit tregon se ne jemi ne kete pike. Duket qartazi, qe deficiti ka rendesi.
Te gjitha keto tregojne se epoka Regan duhej te kishte perfunduar disa kohe me pare. Kjo nuk u realizua pjeserisht per arsye se Partia Demokrate nuk arriti te ishte bindese, por edhe sepse, ne Amerike, qytetaret e klases punetore mund te hidheshin ose majtas ose djathtas. Ky grup votuesish do te vendose zgjedhjet e muajit te ardhshem. A do te anojne ne drejtim te me te largetit, Barak Obama, i cili reflekton shume me me saktesi interesat e tyre ekonomike? Ose do te rrine me njerez te cilet ata mund t'i identifikojne me mire me Xhon Mekkeinin dhe Sarah Palin? U desh kriza ekonomike e 1929-1931 per te sjelle demokratet ne pushtet. Ne mund te kemi mberritur serish ne kete pike.
Nje tjeter element kritik i markes amerikane eshte demokracia. Problemi tani eshte se duke perdorur demokracine per te justifikuar luften e Irakut, administrata Bush u sugjeroi shume te tjereve se "demokracia" ishte nje fjale kod per nderhyrjet ushtarake dhe ndryshimin e regjimit. Modeli amerikan pervec kesaj ka qene nxire, seriozisht nga perdorimi i tortures prej administrates Bush. Pas 11 shtatorit amerikanet u treguan ne menyre te dhimbshme, te gatshem per te hequr dore nga mbrojtja kushtetuese per hir te sigurise. Gjiri i Guantanamos dhe te burgosurit e mbuluar me thes ne Abu Ghraib kane zevendesuar Statujen e Lirise si simbol te Amerikes ne syte e shume jo-amerikaneve.
Nuk ka rendesi se kush e fiton presidencen, do te filloje nje cikel i ri i politikes amerikane dhe boterore. Cili kandidat eshte pozicionuar me mire per te rifituar Ameriken? Z.Obama natyrisht mban me vete me pak bagazhe nga e kaluara e afert, ndersa z.Mekkein mund te jete i vetmi republikan qe mund ta coje partine e tij, duke nxitur dhe duke uleritur, ne epoken post-Regan. Por secili ka ndjesine se ai nuk ka pergatitur ne mendjen e tij se cfare lloj republikani eshte ai, ose cfare parimesh duhet te karakterizojne Ameriken e re.
Influenca amerikane mund dhe duhet te rivendoset. SHBA u rikthyen pas frenimeve serioze ne vitet 1930 dhe 1970 .Nje tjeter rikthim ende mbeshtetet mbi disa ndryshime themelore. Ai duhet te shpertheje kemishen e forces se epokes Regan. Shkurtimi i taksave duke i mire por nuk nxit domosdoshmerisht rritjen ekonomike ose nuk paguan per vetevehten; amerikaneve duhet tu thuhet me ndershmeri se ata do te duhet te paguajne vete rrugen e tyre.
Sigurisht, ka nje rrezik per korrigjime te tepruara. Institucionet financiare kane nevoje per nje mbikeqyrje te forte, por nuk eshte e qarte nese sektoret e tjere te ekonomise do ta bejne kete. Tregtia e lire mbetet nje motor i fuqishem per rritjen ekonomike. Nese shkurtimi i taksave nuk eshte nje rruge drejt prosperitetit automatik, gjithashtu nuk eshte shpenzime sociale te pa frenuara. Kostoja e kredive dhe dobesia afatgjate e dollarit e ben inflacionin nje rrezik serioz.
Ndryshimi me i madh qe Amerika duhet te beje eshte ne politiken e saj. Revolucioni i Reganit nderpreu dominimin 50 vjecar te liberaleve dhe demokrateve ne politiken amerikane, por ato qe dikur ishin idete e fresketa jane ngurtesuar ne dogma. Prova perfundimtare e modelit amerikan do te jete kapaciteti i tij per te rizbuluar vetevehten. Marka e mire nuk eshte nje ceshtje e vendosjes se te kuqit te buzeve ne nje derr. Kjo ka te beje me pasjen e produktit te vertete ne radhe te pare per ta shitur. Demokracia amerikane ka bere punen e saj.
"The Times"