Shkodër, rezervuari rrezikon përmbytjen e 3 fshatrave
SHKODER- Shkatërrohet diga e Shtodrit në Shkodër, rezervuari kthehet në fobi për banorët. Tre fshatra të mëdhenj, Hot i Ri, Golem dhe Bardhaj janë cdo ditë të rrezikuar nga përmbytjet që mund të sjellë rezervuari i Shtodrit, nisur dhe nga moti i paqëndrueshëm me shira. Sipas kreut të Komunës së Postribës, Vath Shabaj, shqetësimi është ngritur deri në instancat më të larta shtetërore. Përmes shkresave zyrtare, u është akorduar edhe një fond, por që mbetet i pamjaftueshëm për rikonstruksionin e digës. Rezervuari i Shtodrit u ndërtua në vitet 70-të, kur qeveria e asaj kohe investoi për ndërtimin e tij. Ky ujëmbledhës për dekada ka shërbyer për vaditjen e një sipërfaqeje të konsiderueshme tokash, në zonën e mbi Shkodrës, Malësinë e Madhe si dhe në komunat Gruenmirë dhe të Postribës. Mungesa e fondeve ka bërë që ky rezervuar të dëmtohet duke rrezikuar kështu përmbytjen e të gjithë zonës.
(m.a/News24/BalkanWeb)