Plepa-Golem, asfaltimi i rrugës bllokon qarkullimin
Si rezultat i asfaltimit të rrugës, është paralizuar që prej disa orësh qarkullimi i mjeteve në aksin Plepa-Golem. Të bllokuara janë edhe unaza që të con në autostradë dhe krahu Golem-Kavajë. Policia ka nisur punën për normalizimin e situatës.
DURRES- Bllokohet prej më shumë se dy orësh aksi Plepa-Golem. Shkak për këtë janë bërë punimet që po kryen nga firma Salillari për asfaltimin e rrugës. Punimet ecën me ritme të ngadalta gjatë sezonit veror, vecanërisht gjatë fundjavave duke krijuar radhë kilometrike të mjeteve. Si rezultat i asfaltimit të rrugës, është paralizuar që prej 2 orësh qarkullimi drejt Durrësit. Të bllokuara janë edhe unaza që të con në autostradë dhe krahu Golem -Kavajë. Policia ka nisur punën për zhbllokimin e qarkullimit dhe normalizimin e situatës.
(e.n/BalkanWeb)