Basha: Njehësim të standardeve me Kosovën
Ministri i Brendshëm Basha priti sot në një takim Ministrin e Administratës Publike të Kosovës Arsim Bajrami dhe delegacionin që e shoqëronte.
Ministri Basha vlerësoi stadin e tanishëm të bashëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shkëmbimit të përvojave për mirëfunksionimin dhe fuqizimin e administratës publike në të dy vendet e ndërkohë theksoi nevojën e shtrirjes së këtij bashkëpunimi në të gjitha nivelet me qëllim përfitimin e përvojave të dyanshme.
Ministri Basha rikonfirmoi në takim si një prioritet të rëndësishëm të qeverisë Berisha, njehësimin e standardeve dhe praktikave mes Shqipërisë dhe Kosovës që do t'i shërbejnë eleminimit të barrierave mes tyre si dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
"Ne do të angazhohemi për të kaluar çdo pengesë në drejtim të njëhësimit të standardeve evropiane në administratën tonë publike, në fushën e prokurimeve, në procesin e trajnimit dhe rekrutimeve në administratën publike për të përafruar objektivat tona për maksimalizimin e këtyre standarteve, përmirësimin e qeverisjes dhe ecjen përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ju shpreh gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Brendshme për bashkëpunim të gjithanshëm dhe në të gjitha nivelet me administratën publike të Kosovës,- u shpreh Ministri Basha.
Ministri Bajrami përgëzoi fillimisht Ministrin Basha për marrjen e detyrës së re. Duke sjellë në vëmendje dhe vlerësuar kontributin e Z. Basha në detyrat e tij të mëparshme për procesin e pavarësimit dhe njohjes së Republikës së Kosovës, Ministri Bajrami shprehu bindjen se bashkëpunimi në vijim mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe institucioneve dhe qeverisë së Kosovës do të njohë nivele edhe më të larta.