E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Lushnjes kerkon rigjykim ne apel

Banda e Lushnjes kerkon rigjykimin e cështjes. Në seancën e parë në Gjykatën e Apelit, avokatët mbrojtës të të 17 anëtarëve të kësaj bande, pretenduan se Gjykata e Krimeve të Rënda ka shkelur ligjin procedurial ne dhenien e vendimit per ta.

Më 26 nentor 2010, Gjykata e Krimeve te Renda, dha vendimin me 2 burgime te perjetshme dhe 75 vite burg ne total, per te pandehurit e bandës, kryetari i së cilës Aldo Bare u dënua disa muaj më parë 5 burgime të përjetshme. Gjithashtu me burgime të përjetshme u dënuan edhe dy anëtarët e yjerë Arben Borici dhe Ilir Stergu.

Krahas Aldo Bares, gjykimi ka perfunduar ne shkalle te pare edhe per 17 pjestaret e tjete te bandes, por dënimi i tyre do te marre forme te prere pas vendimit te Gjykates se Apelit. Tashme mbrojetsit e tyre, pretendojne per rinisjen e hetimit gnjyqësor dhe kerkojne gjykim te drejte. Banda e Lushnjes, akuzohet per nje sere vrasjesh dhe krime te tjera te renda, perfshire edhe trafiqet nderkombetare.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›