Thatesira ne Afrike OKB Mund te vdesin 750 mije njerez

Kombet e Bashkuara njoftuan se 750 mijë njerëz mund të vdesin, në katër muajt e ardhshëm, për shkak të thatësirës që ka përfshirë disa vende në pjesën e Kepit Afrikan.
Thatësira, më e madhja në Afrikën Lindore, në 60 vitet e fundit, ka sjellë edhe shpalljen e gjendjes së urisë në gjashtë rajone të Somalisë jugore, që në pjesën më të madhe kontrollohet nga grupi radikal islamist, Al-Shabab. Organizatat humanitare thonë se qindra vetë vdesin çdo ditë, ndërsa së paku gjysma e tyre janë fëmijë.
Xhibuti, Eritreja, Etiopia, Kenia dhe Uganda, po ashtu, janë prekur nga thatësira. OKB apelon se pothuajse 12 milionë njerëz, në gjithë rajonin, kanë nevojë të dëshpëruar për ndihma ushqimore.
Juli Prifti