Banda e Lushnjes mbrojtja tre deshmitare alibi ne favor te Rexhep Gines

I ndodhur ne fazen e shqyrtimit te provave te pales mbrojtese avokati Ardian Leka ka sjelle dje para gjykates tre deshmitare te deshmojne ne favor te te pandehurit te Bandes se Lushnjes Rexhep Gina. Deshmitaret Ibrahim Shurdhi Gentian Zela dhe Xhevahir Tushe jane paraqitur para gjykates per te dhene versionin e tyre per dy episode kriminale per te cilat akuzohet Gina. E para per plagosjen e deshmitarit te drejtesise Arben Kicja i cili ka pretenduar se eshte plagosur nga Rexhep Gina. Deshmitari Shurdhi ka deklaruar se ne kohen kur ka ndodhur ngjarja Gina ka qene ne kafe me te dhe disa persona te tjere. Ndersa per episodin tjeter kriminal ate te djegies se shtepise se Shkelqim Haxhiut per te cilin nje nder te akuzuarit eshte i pandehuri Gina deshmitari Zela ka deklaruar se ne ate kohe kishin qene bashke dhe me disa cuna te tjere. Po te njejtin version ka dhene ne mbrojtje te Gines edhe deshmitari Tushe i cili si dy te tjeret u shpreh si alibia e Gines per episodin e dyte.