Vendimi krijohet Universitet Teologjik Islamik ne Shqiperi

Per here te pare ne Shqiperi do te krijohet nje institucion i arsimit te larte teologjik. Muca Universiteti per te gjithe Evropen
Myslimanet ne Shqiperi do te kene per here te pare nje universitet teologjik pas vendimit te djeshem te Kryesise se Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ne nje levizje te goditur marredhenieje me publikun KMSH zgjodhi pikerisht diten e djeshme per te lajmeruar kete ndryshim duke deklaruar se puna e saj vazhdon normalisht.
Vazhdojme punen
Duke dale perpara mediave Haxhi Selim Muca tentoi te perconte lajmin se puna ne KMSH vijon normalisht pavaresisht se pak metra me tutje jashte mjediseve te komunitetit kundershtaret e tij deklaronin krejt te kunderten.
Ashtu sic jeni ne dijeni diten e djeshme ne institucionin tone kane ndodhur disa situata te pakendshme por me gjithe tentativen e deshtuar per uzurpimin e institucionit Komuniteti Mysliman i Shqiperise i eshte kthyer normalitetit dhe do te vazhdoje te jete nje perfaqesues i denje i mbare myslimaneve shqiptare ndash tha Selim Muca.
Universiteti i Studimeve Teologjike Islame do te jete i pershtatshem me kulturen traditen dhe karakteristikat e shoqerise sone sipas tij.
Universiteti
Kryesia e KMSH-se ne mbledhjen e sotme ka marre nje vendim historik per hapjen e Universitetit te Shkencave Islame ne Shqiperi. Ky universitet do te synoje dhenien e nje arsimi te larte te pershtatshem me kulturen traditat dhe karakteristikat e shoqerise shqiptare duke mbajtur ne bazat e tij themelet dhe kushtet e besimit dhe fese islame. Me hapjen e ketij universiteti te rinjte shqiptare nuk do te kene nevoje te shkojne ne vendet e huaja per te vazhduar studimet teologjike ndash deklaroi Haxhi Selim Muca gjate komunikimit te tij me mediat.
Ai deklaroi se ky universitet do te sherbeje jo vetem per studentet shqiptare te teologjise por edhe per te gjithe studentet nga rajoni dhe Evropa. Universiteti yne do te jete nje institucion i standardeve nderkombetare duke synuar terheqjen dhe arsimimin e te rinjve jo vetem nga Shqiperia por edhe nga vendet e rajonit dhe Evropa duke u bere keshtu nje qender e promovimit te vlerave islame shqiptare ndash tha Muca.
Prej kohesh perflitej ne mjediset e Komunitetit Mysliman Shqiptar mundesia e hapjes se universitetit te pare teologjik ne vend sikurse nje projekt i ngjashem eshte edhe ne Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Lajmi qe u zyrtarizua dje vjen vetem nje dite pas perplasjeve me kundershtaret brenda komunitetit qe kishte Selim Muca.