E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Lushnjes”, nuk ndryshohet trupi gjykues

Gjykata e Krimeve te Renda rrezoi dje kerkesen e avokateve te tre te pandehurve te “Bandes se Lushnjes”, per ndryshimin e trupit gjykues. Gjate seances se djeshme eshte marre vendimi qe grupi te gjykohej nga te njejtet gjyqtare te vendosur nga Keshilli i Larte i Drejtesise pak dite me pare. Kerkese ka ardhur nga mbrojtja, pasi seancen e kaluar ata kane paraqitur pretendimet paraprake perpara kryesueses Marsela Balili, por nuk u eshte pranuar asnje prej tyre, duke cuar ne pakenaqesine e avokateve dhe bojkotim te seances. Te pandehurit Ilir Stergu dhe Arben Borici refuzuan t’i pergjigjen pyetjeve te togave te zeza. Te pandehurit e fundit te ketij procesi jane Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Musaka (Musaku) dhe Rexhep Gina, mbi te cilet rendojne akuzat e “pjesemarrjes ne banda kriminale”, “dhunim i varreve” dhe “vrasje me paramendim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›