Vellavrasja, nena qan dy djemte
Ne shtepine e Ndoceve ne fshatin Shelqet, te Vaut te Dejes, dhimbja eshte dyfishe. Drandja, nena e Nard dhe Sander Ndocit, nuk di ke te qaje me pare. Ajo thote se ka pare tmerrin e fundit, qe nje nene do te imagjinonte. Djali, me te cilin jetonte, ka rene dy dite me pare, ndersa punonte kopshtin, nen plumbat e djalit tjeter te shtepise. Nena e dy djemve ka qene ne shtepi, kur disa dhjetera metra me tutje eshte zbrazur bresheria e automatikut vrases. “Nuk eshte hera e pare qe ndodh dicka e tille, thote ajo mes ngasherimit. Nardi me ka kanosur edhe mua se do te me vriste. Disa kohe me pare, mori armen, por fqinjet ia hoqen nga dora dhe e dorezuan ne polici. Me sa duket, kohet e fundit kishte blere nje arme tjeter.” Duke marre ne duar koken e djalit te vrare, nena nuk ka me fuqi as te qaje e te vajtoje. Nuk i intereson me asgje. E perhumbur, kerkon vetem qe ta lene te qete. “Bir, Bir...”, perserit here pas here. Nuk ka fjale tjeter.
“Qe kur Sandri nisi te ndertoje shtepine, nisen edhe mosmarreveshjet”, thote Alfred Babani, fqinje i Ndoceve. I kam degjuar te grinden jo rralle. Here nderhynim ne, here te tjeret dhe gjerat kaloheshin. Por vellezerit komunikonin gjithnje e me pak me njeri-tjetrin”. Asnje nga banoret e fshatit Shelqet nuk permend ceshtjen e nderit, por nese i pyet, te gjithe e hedhin poshte ne menyre kategorike. “Lereni te vdekurin rehat, mos ia rendoni dheun”, thone ata disi te revoltuar.
Rudina Llazari